Horoskopi për datën 20 Korrik nga Russell Grant

Dashi

Një ide e pazakontë për të bërë para ia vlen të zhvillohet. Ju keni dashur gjithmonë të jeni të pavarur. Shpikja e një mjeti, aplikacioni ose shërbimi do t’ju lejojë të bëni atë që dëshironi. Mos e diskutoni konceptin tuaj me këdo. Flisni me investitorë premtues. Në vend të ndjekjes së traditave të vjetra, keni ndërtuar kodin tuaj moral. Disa nga qëndrimet tuaja janë tronditëse për të afërmit. Mos i justifikoni këto besime. Ata kurrë nuk do ta kuptojnë perspektivën tuaj unike.

Demi

Bashkimi me natyrën do të nxisë një ide të mrekullueshme. Ju e keni marrë gjithmonë frymëzimin më të madh nga bimët dhe kafshët. Pasi keni kaluar vetëm pak momente jashtë, do ndiheni të ripërtërirë. Kjo është arsyeja pse duhet të dilni sa herë të keni nevojë për frymëzim. Nuk do të lejoni që dikush t’ju tregojë se çfarë duhet të bëni. Ju keni punuar shumë për të pasur përparësi në fushën tuaj. Kujtdo Ditët që ishit i sjellshëm me të gjithë, pavarësisht nga qëndrimi i tyre, kanë mbaruar.

Binjakët

Vetëm kur jeni vetëm me dashurinë mund ta tregoni dashamirësinë tuaj. Kjo për shkak se nuk ju pëlqen të dukeni të pambrojtur në publik. Sa më shpejt që ta kapërceni këtë, aq më e fortë do të bëhet marrëdhënia juaj. Merrni zakonin e lavdërimit të partnerit tuaj. Puna për një organizatë humanitare do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt. Do të kujtoheni se ka gjëra më të rëndësishme në jetë se sa të bëni para. Kontributi në shoqëri do të bëhet përparësia juaj dhe kështu do t`i kushtoni më shumë energji fushës tuaj të preferuar.

Gaforrja

Doni të jeni me miqtë. Ata ju kujtojnë vazhdimisht se punoni kaq shumë për ta bërë botën një vend më të mirë. Falë pranisë së tyre, nuk do të jeni kurrë cinikë. Ju nuk jeni të interesuar të rrini në një marrëdhënie të vetme. Nëse keni një partner, mund të jetë një ide e mirë për të bërë pushime të ndara. Mungesa dhe malli do të bëjë që dashuria të rritet.

Luani

Një shans për të ndjekur një karrierë në art nuk duhet injoruar. Ndaloni së dëgjuari njerëzit që pretendojnë se nuk mund të bëni një jetë të tillë. Ju jeni përjashtim nga rregulli. Njerëzit tërhiqen nga ngrohtësia juaj, magjepsja dhe karizmi. Kontributi juaj unik në vendin e punës do të çojë në ngritje në detyrë. Talenti i jashtëzakonshëm e përshpejton suksesin tuaj.

Virgjëresha

Do të shpërbleheni për diplomacinë tuaj natyrore. Megjithëse këmbëngulni të tregoni të vërtetën, kurrë nuk e bëni këtë duke shkelur rregullat. Si rezultat, ju jepen detyra delikate. Është e drejtë që të paguheni për talentin tuaj të jashtëzakonshëm. Idetë progresive në lidhje me arsimin do t’ju nxisin të ndiqni një shkollë të pazakontë. Do t`i ndani idetë me studentët e tjerë. Në vend që të konkurroni kundër njëri-tjetrit, do bashkëpunoni.

Peshorja

E merrni atë që keni nevojë nga jeta mjaft lehtë. Kjo për shkak se besoni në bujarinë e Universit. Në vend që të shqetësoheni nëse do të merrni mjaftueshëm, imagjinoni se do të merrni gjithçka që dëshironi. Ca para të papritura do t`ju lejojnë të blini gjëra që më parë as nuik i kishit menduar. Më në fund, do të mund të udhëtoni gjerësisht. Vizitoni një vend që ju ka tërhequr që nga fëmijëria.

Akrepi

Ju jeni një individ pasionant, por kujdes me pëlqimet në vendin e punës. Largohuni kur të filloni të ndjeni diçka, derisa ndenja të zhduket. Një nevojë ekstreme për pavarësi ju bën të krijoni marrëdhënie të pazakonta. E lini të lirë njëri-tjetrin dhe kjo është një marrëveshje që ju përshtatet të dyve.

Shigjetari

Të mësoni për të gatuar do t`ju bëjë të ndiheni më mirë. Kthejeni gjithë procesin e gatimit në një lojë. Gjeni mundësinë për të mësuar sa më shumë që mundeni në lidhje me terapinë e akupunkturës. Dikush që njihni do të përjetojë lehtësim si rezultat i një trajtimi të tillë.

Bricjapi

Shpikja e një produkti artizanal do t’ju japë më shumë para për luks. Nëse i luani letrat drejt, mund të lini punën e përditshme dhe të fokusoheni në zgjerimin e linjës së produktit tuaj. Do të jetë shumë zbavitëse të krijoni një seri projektesh bazuar tek librat, këngët ose filmat tuaj të preferuar.

Ujori

Sa më shumë ikin vitet, aq më shumë vlerësoni jetën e qetë në shtëpi. Mos flisni pas krahëve të të tjerëve. Gjeni një mënyrë më produktive për të diskutuar qëndrimet tuaja. Miqtë e afërt i keni si anëtarë të familjes. Ndjeni një lidhje të thellë me njerëzit që ndajnë të njëjtat vlera me ju.

Peshqit

Mësimi është diçka që e doni shumë. Ju e thithni informacionin si sfungjer. Ndjekja e një kursi në një temë të pazakontë këshillohet shumë. Do të zbuloni një dashuri për teknologjinë që nuk e dinit se ekzistonte. Studioni gjuhën e programimit. Do t`ju duhet.

Author: Portali