Horoskopi për datën 20 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Një rimbursim, trashëgimi ose dhuratë e vonuar do t’ju jepet më në fund. Përdorini për të blerë diçka që nxit anën tuaj sensuale. Një diskutim me partnerin romantik do të jetë ndriçues. Do të kuptoni se ku qëndron burimi i mosmarrëveshjeve tuaja. Do gjeni një zgjidhje të mesme dhe do përmirësoni marrëdhënien.

Demi

A jeni grindur me mikun tuaj më të mirë apo partnerin romantik? Bëni paqe. Ju të dy jeni kokëfortë dhe ndërkohë prekeni nga këto situata. Asnjëherë mos lejoni që egoja juaj të prishë një marrëdhënie të lumtur. Bëhuni gati për të filluar një jetë më të dobishme.

Binjakët

Problemet shëndetësore kanë filluar të lehtësohen. Ndiheni mirë kur energjia ju rikthehet. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të ndjekur një sport ose aktivitet fizik që u detyruat ta linit mënjanë. Nëse keni kërkuar një punë, do merrni një ofertë përrallore. Kjo punë nuk është për njerëzit me zemër të dobët. Zhvishuni nga emocionet.

Gaforrja

Pas një periudhe kreative, do të bëni një përparim. Lërini mënjanë përgjegjësitë tuaja të përditshme dhe kushtojini gjithë vëmendjen një historie, filmi, dizajni apo pikture. Imagjinata juaj do të rrjedhë si një lum i fuqishëm. Idetë tuaja tërheqin shumë vëmendje. Nëse jeni beqar, shfrytëzojeni këtë mundësi të filloni një romancë me dikë. A keni partner? Shkoni diku së bashku dhe ringjallni pasionin.

Luani

Të pasurit guxim tek bindjet tuaja ju lejon të merrni një vendim të rëndësishëm. Kalimi në një shtëpi tjetër, dhënia fund një marrëdhënie toksike ose krijimi i një familjeje janë disa mundësi. Ju keni një inteligjencë të madhe. Lëreni të jetë drita juaj udhëzuese. Nëse nuk jeni të kënaqur me vendin ku jetoni, filloni të kërkoni një shtëpi të re. Do të gjeni një vend të bukur. Një i afërm bujar mund t?ju ndihmojë me depozitën. Kjo lëvizje do të jetë transformuese.

Virgjëresha

Pas një periudhe të gjatë bisedimesh, më në fund keni goditur një marrëveshje që funksionon për të gjithë të përfshirët. Shkoni përpara dhe nënshkruani një kontratë. Kjo marrëveshje do të hapë rrugën për sigurinë financiare afatgjatë. Do keni mundësinë të blini një makinë apo një shtëpi. Ndjekja e një kursi do të sjellë stimulimin intelektual që dëshironi.

Peshorja

Vonesat e bezdisshme financiare kanë përfunduar. Disa para do të rrjedhin në llogarinë tuaj bankare. Mbani ca kursime. Të pasurit e një jastëku ekonomik do t’ju japë më shumë liri personale dhe profesionale. Ju ia bëni mirë reklamën vetes. Nëse nuk keni një faqe në internet, tani është koha për ta hapur një të tillë. Aty do e reklamoni më mirë punën tuaj.

Akrepi

Njerëzit do të jenë shumë pranues ndaj ideve tuaja. Bërja e disa ndryshimeve në jetën tuaj personale do të jetë çliruese. Përmirësimi i dietës tuaj, leximi i më shumë librave ose fillimi i një blogu në internet janë të gjitha mënyra për t?u ndier më mirë. Mos e mbushni veten me përgjegjësi që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë.

Shigjetari

Ju nuk keni informata të mjaftueshme për të marrë një vendim të informuar. Mbështetuni në instinktet tuaja. Kthejeni vëmendjen tuaj brenda vetes. Pas disa mendimeve do merrni një vendim. Kalimi i kohës me veten do të jetë freskues. Ju gjithmonë keni pasur një lidhje të thellë me natyrën. Bëjani vetes dhuratë një shëtitje të tillë.

Bricjapi

Pritshmëritë e gabuara për një mik do t’ju bëjnë të bëni disa ndryshime. Në vend që t`u kërkoni të tjerëve t’ju bëjnë të lumtur, kërkojani vetes këtë. Shfaqni anën tuaj artistike. Ndjekja e një ëndrre fëmijërie ju ringjallë dashurinë për jetën. Asnjëherë nuk është vonë për t`u marrë me një sport, art apo me natyrën. Ka disa punë që ju sjellin para. Thjesht duhet të bëni atë që keni për zemër.

Ujori

Do t`ju vijë një mundësi e rrallë për të sqaruar keqkuptimet. Bëni një diskutim të ndershëm me punëdhënësin tuaj. Duke folur për shpresat, zhgënjimet dhe pritshmëritë tuaja do të pastroni ajrin midis jush. Më në fund të fundit, do të kapërceni disa pengesa. Njerëzit respektojnë aftësinë tuaj për t’u mbështetur tek faktet. Asnjëherë mos u përpiqni të ndikoni te njerëzit përmes shantazhit emocional.

Peshqit

Pas një periudhe pavendosmërie, ju do jeni të qartë për atë që dëshironi. Mbrojtja e një diplome, botimi i disa shkrimeve ose kryerja e një udhëtimi në distancë do të bëhet fokusi juaj. Disa njerëz do të përpiqen t`ju dekurajojnë nga ky plan ambicioz. Injoroni paralajmërimet e tyre. Një mik që ju e keni admiruar gjithmonë do t’ju rekomandojë një libër, film ose këngë. Ndiqeni sugjerimin se do ta shijoni.

Author: admin