Horoskopi për datën 23 korrik nga Russell Grant

Dashi

Vendimet impulsive ju bëjnë entuziastë. Të qenit spontan do të tërheqë miq të rinj dhe mundësi të reja. Nëse keni dashur më shumë argëtim, sfida ose stimulim, takohuni me një mik dhe provoni diçka të re së bashku. Jeni të etur për të eksperimentuar me ide të reja.

Demi

Nëse diçka shkon kundër kodit tuaj moral, flisni. Bëjani të qartë që nuk do të bëni asgjë që mund të dëmtojë të tjerët. Lirimi nga një detyrim do të sjellë mundësi të reja dhe do të rinovojë besimin tuaj në njerëzim. Do të ndjeni një lidhje farefisnore me një koleg të ri.

Binjakët

Mos vazhdoni t`i thoni vetes që nuk jeni mjaftueshëm të mirë pasi kjo do të kufizojë sukseset tuaja. Rezistojini tundimit për të krahasuar arritjet tuaja me njerëzit e tjerë, situatat e të cilëve janë shumë të ndryshme nga tuajat.

Gaforrja

Vendosni kufijtë të qartë me një partner ose mik romantik i cili vazhdimisht flet për ju. Bëjini të qartë se nuk doni të trajtoheni si fëmijë. Ju meritoni respekt, prandaj përgatituni të vazhdoni më tej nëse një marrëdhënie që ju bën të lumtur nuk ndryshon.

Luani

Njerëzit do të bëjnë gabime. Jini të durueshëm me dikë që po lufton aq shumë me një detyrë dhe bën të njëjtin gabim gjithmonë. Nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo detyrë.

Virgjëresha

Është koha për të rishqyrtuar një miqësi që po ju shkakton një tension. Ju nuk mund të qëndroni në një situatë kur jeni duke ecur mbi vezë gjatë gjithë kohës. Të thuash të vërtetën tënde mund të fyejë dikë, por të mos jesh në gjendje të thuash atë që është në zemrën tënde, po ju bën të ndiheni keq.

Peshorja

Përqendrohuni te e tashmja juaj dhe jo tek e kaluara. Pritshmëritë ndaj ndjenjave të vjetra të zemërimit do t’ju lënë mbrapa. Ju nuk mund të ndryshoni të kaluarën, por keni kontroll mbi të tashmen tuaj. Zgjidhni aktivitete që ju sjellin gëzim. Lumturia do të kthehet kur të futeni në një grup pozitiv. Mos u ndalni në kujtime të pakënaqura.

Akrepi

Mbani qetësi kur përballeni me dikë që ju ka lënduar ndjenjat. Sjellja e tyre e pamenduar do t’i bëjë të duken egoist. Ata mund të mos e kuptojnë se janë fyes. Këshillohet me forcë të ecni përpara, t`u vini në ndihmë atyre që janë më pa fat. Problemet personale do të bëhen më të lehta për t’u zgjidhur.

Shigjetari

Jini praktik me paratë. Në vend që të bëni blerje ekstravagante, mbajini paratë tuaja në bankë. Është mirë të keni disa kursime për ditët me shi. Mund të jetë e nevojshme së shpejti të zëvendësoni mobiljet ose një pajisje të prishur. Një i afërm bujar ju ka ardhur në shpëtim në situata të tilla në të kaluarën, por tani duhet t`ia dilni vetë.

Bricjapi

Të bëni një pushim nga rutina juaj e zakonshme do t’ju ndihmojë të realizoni vlerën tuaj. Ju jeni vlerësuar dhe respektuar nga të gjithë. Kur të merrni disa ditë pushim do kuptoni se të tjerët mezi të presin të ktheheni.

Ujori

Mbajtja e një profili të ulët do t’ju japë një shans të mirë për të ecur përpara. Mund të habiteni nga mënyra sesi puna në prapaskenë ju lejon të ushtroni kreativitetin tuaj. Ju jeni gjithashtu në gjendje të largoheni nga një person manipulues i cili gjithmonë përpiqet t’ju tregojë se çfarë të bëni.

Peshqit

Një mik do t’ju japë mbështetjen që ju nevojitet gjatë një projekti sfidues. Ju do t’i arrini ëndrrat tuaja përmes punës dhe këmbënguljes. Mundohuni të mos e lejoni ankthin t`ju vërë përpara.

Author: Portali