Dashi
Keni qenë të shqetësuar për aktivitetin e një anëtari më të ri të familjes. Një diskutim diskret do të konfirmojë se nuk ka asnjë arsye për t`u shqetësuar. Ngjarjet do të sjellin disa momente emocionale dhe megjithëse nuk e keni gjithmonë të lehtë të tregoni ndjenjat tuaja, do të jetë e vështirë të kontrolloni emocionet e forta.
Demi
Gjithmonë është një ide e të dini saktësisht se në ç`situatë financiare jeni. Nëse keni pak kohë të lirë, shfrytëzojeni duke bërë vetëm këtë gjë. Do kuptoni se jeni në një pozitë financiare më të mirë sesa mendoni.
Binjakët
Jeni lodhur duke u grindur. Do kuptoni shpejt se asnjë debat nuk ia ka vlejtur. Njerëzit kanë filluar t’ju bezdisin dhe ju preferoni të mos humbni më shumë kohë për të diskutuar. Në vend të kësaj do të zgjidhni aktivitete të vetmuara.
Gaforrja
Një koleg po lufton për zgjidhjen e një pune që i marrë shumë kohë javët e fundit. Do të jetë shumë mirënjohës për ndihmën tuaj. Duhet t`i bëni gjërat ashtu si mendoni dhe kjo do t`ju sjellë gjithmonë rezultate pozitive. Kjo siguri e brendshme do fitojë respektin e shefit tuaj. Mos i kurseni këshillat.
Luani
Po punoni shumë që dikush t`i referohet këndvështrimit tuaj. Një diskutim në lidhje me qëllimet tuaja personale do t’ju shqetësojë kur t`ju akuzojnë si jorealist. Kjo mund të jetë për shkak të mënyrës sesi po i paraqitni pikëpamjet tuaja. Të tjerët janë të shqetësuar se si mund të ndikohen nga planet tuaja.
Virgjëresha
Derisa të krijohet një sasi e caktuar besimi në një marrëdhënie të re, nuk do të dëshironi të diskutoni çështjet private me të tjerët. Do të mirëpritni një mundësi për të zgjeruar rrethin tuaj shoqëror, por do të duhet kohë që miqësia të zhvillohet.
Peshorja
Ndryshimet e ardhshme kërkojnë diskutime të gjera. Nëse nuk e zgjidhni këtë së shpejti, të tjerët do të kenë bërë plane që bien ndesh me pritshmëritë tuaja. Shpenzimet e një partneri kanë filluar të tejkalojnë të ardhurat tuaja të përbashkëta. Kjo e bën të vështirë sigurimin e jetesës. Partneri duhet të shkurtojë patjetër disa shpenzime.
Akrepi
Një çështje që ka shkaktuar keqkuptim në të kaluarën do ta ngrejë kokën përsëri. Nëse kjo ndikon në një marrëdhënie të ngushtë dhe të dashur, ju do të dëshironi ta pastroni atë. Do jetë nevoja për të bërë një bisedë të gjatë.
Shigjetari
Keni qenë të durueshëm dhe të dhembshur me dikë që është sjellë keq ndaj jush. Gjithmonë e keni ndjerë se duhej të ishe me të. Ka pasur raste kur keni menduar nëse keni qenë shumë i butë, më shumë seç duhet. Tani që është arritur një nivel i ri i mirëkuptimit do ta kuptoni se durimi juaj ia ka vlejtur.
Bricjapi
Njerëzit janë në panik pasi afati po mbaron. Sa më shumë që ankohen, aq më shumë kohë po humbin. Ju do të vërtetoni se një punë praktike dhe e organizuar do të përfundojë në kohë e do kursejë kohë. Sa më e zënë mendja juaj, aq më të lumtur do të jeni. Ju lulëzoni në sfidë.
Ujori
E vetmja gjë që keni dashur së fundmi ishte që ju dhe një partner të bënit një diskutim të hapur dhe të sinqertë. Tani që ata duken të gatshëm të flasin, ju tashmë keni bërë plane tuaja. Ju nuk mund t’i ndryshoni këto plane dhe ata duhet kritikojnë veten për vonesën.
Peshqit
Ndaloni së u fiksuari pas një zhgënjimi. Harrojeni atë që ka ndodhur në të kaluarën dhe përqendrohuni ta bëni të ardhmen j më të ndritshme. Mbajtja e një inati të vjetër vetëm sa do të prishë një marrëdhënie të mirë. Pranoni një ftesë e cila do jetë në fakt interesate, edhe pse si fillim nuk do t`ju duket e tillë.