Horoskopi për datën 24 tetor nga Russell Grant

Dashi

Nëse doni të bëni përparime, atëherë tërhiquni në një vend të veçantë, të qetë, ku të mund të dëgjoni mendimet tuaja. Ju pëlqen të jeni të rrethuar nga shumë aktivitete. Projekti në të cilin jeni aktualisht duke u marrë, kërkon një fokus të fortë. Vendosni te dera juaj atë shenjën që të mos ju shqetësojnë, fikni zilen e celularit dhe qëndroni larg grupeve të njerëzve. Bëni maksimumin për të rritur shanset tuaja për sukses.

Demi

Vlerat e përbashkëta do të forcojnë lidhjen tuaj me një mik. Kur të ndiheni të dekurajuar nga pengesat, mos hezitoni të kontaktoni një mik për t`i kërkuar mbështetje. Ndaloni së qëndruari me njerëz që vazhdimisht ju tradhtojnë.

Binjakët

Shumë pranë jush është mundësia e një karriere që përfshin kreativitetin, intuitën dhe imagjinatën. Në vend që të ndiqini një rrugë konvencionale përsa i përket profesionit, provoni diçka më emocionuese. Miqtë dhe të afërmit do përpiqen t`ju ndalojnë të ndërmerrni një rrezik. Megjithatë injorojini paralajmërimet e tyre. Shumë shpejt do t`i tejkaloni pritshmëritë e të gjithëve. Mund t`ju kërkohet të angazhoheni me diçka që ka lidhje me mbledhjen e fondeve. Ju keni shumë njohje dhe do arrini t`ia dilni.

Gaforrja

Konsideroni mundësinë e të bashkuarit në një grup me të cilin ndani interesa të përbashkëta. Qëndrimi me këta njerëz do t`ju fuqizojë. Shikoni edhe mundësinë e ushtrimit të një praktike shpirtërore. Vetëm në një grupim të tillë do mund të ndani shqetësimet tuaja dhe të çliroheni. Një mundësi aktiviteti mund të jetë edhe pelegrinazhi.

Luani

Jeni jashtëzakonisht karizmatik. Nëse jeni duke kërkuar për t`u dashuruar nuk do t`ju mungojnë admiruesit. Zgjidhni një partner që gëzon një karrierë të ngritur tashmë. Interesat e ndryshme nga ai do të forcojnë marrëdhënien tuaj, nuk do t`ju largojnë. A e keni tashmë një partner? Dilni së bashku. Jini të kujdesshëm për t`u veshur bukur.

Virgjëresha

Bashkimi me dikë që duket të jetë e kundërta juaj është një strategji e mençur. Keni aftësi të mira për t`u marrë me detaje të vogla, çështje praktike dhe komunikim. Nëse i bashkon forcat për të punuar me një individ kreativ, do kesh mundësi të arrish më shumë sukses. Jini të hapur ndaj kontakteve të reja. Me këtë strategji do të arrini në një lartësi që as nuk e kishit menduar se do të ishte e mundur. Mos i zhdukni menjëherë idetë që ju duken të çuditshme. Ndonjëherë idetë e tilla janë më efektive

Peshorja

Adoptimi i një përqasjeje idealiste ndaj punës nuk është naivitet, por recetë që të çon drejt suksesit. Jini të kujdesshëm kur të merrni vendime. Jini të qartë në atë që doni të bëni. Në vend që të shpërndaheni duke u përpjekur të kënaqni një grup të madh njerëzish, përpiquni të fokusoheni në një kategori të caktuar. Bëjeni një vesh të shurdhër përpara kritikëve që do t`ju konsiderojnë si të çuditshëm. Nëse e krijoni një ide të qartë, mund ta përmbushni atë.

Akrepi

Një situatë romantike do t`ju japë ndjesinë sikur po ecni në ajër. Do të humbisni në krahët e dashurisë. Zotohuni të mos kontrolloni mesazhet e punës apo të hyni në mediat sociale, ndërkohë që jeni bashkë. Shpërqëndrimi është gjëja e fundit që duhet të bëni. Jeni vetëm ende? Do të takoni dikë të veçantë dhe merrni me të një ditë pushim.

Shigjetari

Shpenzimet në shtëpi do të jenë më të sistemuara gjatë kësaj dite. Megjithëse pëlqeni të dilni me shokë e të keni një jetë aktive kjo mund t`ju sjellë probleme me financat. Mund të argëtoheni edhe duke qëndruar në shtëpi. Mund të ftoni miq për të parë filma, ose për ndonjë lojë me letra. Ky mund të jetë edhe fillimi i ndonjë trendi. Në vend që të shpenzoni paratë në restorante të shtrenjta, do mund të argëtoheni edhe në këtë mënyrë.

Bricjapi

Ju keni aftësi të forta mendore. Besoni intuitën tuaj kur ju thotë të injoroni logjikën. Do të keni një befasi të këndshme. Bashkimi i forcave me një profesionist do t`ju bëjë të shkëlqeni.

Një eksperiencë pune si praktikant, asistent ose vullnetar do të ishte jashtëzakonisht e dobishme.

Ujori

Nuk jeni materialist, ama e kuptoni vlerën e parasë. Nëse nuk jeni ende gati për të nisur një punë të mirëfilltë, atëherë mendoni të filloni një biznes nga shtëpia. Mund të redaktoni shkrime ose të organizoni festa.

Peshqit

Jeni i vendosur për të zgjeruar horizontin tuaj. Largimi nga një situatë e zakonshme për një udhëtim, studime, apo për të shkruar do të ishte stimuluese. Miqtë e kujdesshëm do pretendojnë se ky është një gabim i tmerrshëm. Megjithatë është më mirë ta provoni edhe sikur të pësoni humbje.

Author: Portali