Horoskopi për datën 27 qershor nga Russell Grant

Dashi

Nuk keni ndërmend ta shfrytëzoni qetësinë e këtyre ditëve. Nivelet tuaja të energjisë po shterojnë në fakt. Nëse ndiheni konfuzë se çfarë duhet të bëni, merrni pushimin dhe shijojeni.

Demi

Miqtë dhe të afërmit tuaj do të habiten nga ndjenja e fortë e aventurës. Ata do të bëjnë gjithçka që munden për t’ju inkurajuar që të vazhdoni me këtë frymë të gëzuar.

Binjakët

Kjo e sotmja nuk do ngjajë me asnjë ditë ditë pushimi, madje do jetë larg nga sa keni pritur. Do të keni energji për të punuar në punë dhe në shtëpi. Mbrëmja pastaj mund të sjellë një surprizë nga një i afërm.

Gaforrja

Kalimi i kohës me miq që kanë të njëjtat ide me ju, ju kujton se sa kënaqeni me aktivitetet në grup. Ndihet harmonia në ajër. Do të jetë kënaqësi të përdorni aftësitë tuaja për të çuar një ekip përpara. Ju thjesht dëshironi që kjo frymë e lumturisë dhe harmonisë të mund të zgjasë përgjithmonë.

Luani

Nëse keni të afërm në një distancë, mund të planifikoni t’i vizitoni ato sa më shpejt që ta lejojnë kushtet. Ju keni nevojë për diçka të re për të synuar ose një vend interesant për të shkuar.

Virgjëresha

Do shpresoni për një ditë qetësie, por do të jetë e pamundur pas debatit me një mik. Jo vetëm që do t`ju prishin humorin, por do të shkaktojnë telashe edhe për dikë afër jush.

Peshorja

Vetëm për të parë të dashurit tuaj me të cilët nuk jeni takuar prej kohësh, mund të organizoni një takim emocionues. Janë gjëra të thjeshta, të zakonshme që aq shumë ju kanë munguar. Vizitat familjare dhe të qenit me miqtë bëjnë një ndryshim të tillë. Më në fund do të keni shansin të rilidheni me të afërmit. Është koha për një ndryshim pozitiv.

Akrepi

Një punë e juaja mund të nënvlerësohet, por mos e prishni humorin. Nuk ka rëndësi nëse ka aktivitete të tjera më interesante që po ndodhin rreth jush. Do të ketë disa çështje të tjera më praktike me të cilat duhet të vazhdoni.

Shigjetari

Dikush duket se dyshon në aftësitë tuaja. Kjo do t’ju bëjë që të dëshironi të jeni sa më të organizuar në qasjen tuaj. Një gjë do ndodhë. Nëse një mik apo koleg ka disa orë të lira, ata do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë në një farë mënyre kjo do t’ju kursejë shumë kohë.

Bricjapi

Ju mund të shihni pse një i afërm dëshiron dhe ka nevojë për një shkallë më të madhe të pavarësisë. Do të përpiqeni t`i mirëkuptoni disi. Do të bindni edhe të tjerët në familje, të respektojnë ndjenjat e një të afërmi më të ri.

Ujori

Nuk do të duhet aspak kohë për të rirregulluar axhendën tuaj, në mënyrë që të mbani një premtim që keni bërë pak më parë. Njerëzit po kërkojnë mbështetjen tuaj për një ngjarje. Sapo t’ju ??kujtohet kjo, nuk do të zhgënjeni askënd.

Peshqit

Jeni të shqetësuar dhe megjithëse ka shumë për të bërë, nuk mund të përqendroheni në një gjë specifike. Kjo do të bezdisë familjarët ose kolegët që përpiqen të përfundoni një punë. Edhe nëse nuk ju pëlqen, dilni dhe ushtrohuni pak. Kjo do t’ju mbajë të mos hyni nëpër këmbët e të gjithëve dhe ajri i pastër do t’ju bëjë mirë.

Author: Portali