Horoskopi për datën 9 dhjetor 2021 nga Russell Grant

Dashi

Një koleg ose shok i skuadrës po ngadalëson gjithë përpjekjen tuaj për të arritur një projekt të duhur. Ju po bëni më të mirën tuaj për të qenë të durueshëm, por do ketë momente ku do t`ju lodhin nga nervat. Askush nuk do t’ju falënderojë. Ndalësoni ritmin dhe bëjini gjërat me qetësi.

Demi

Ju as nuk keni pse të përmendni se shpresoni të përfundoni një projekt sot. Ndjekja e intuitës tuaj dhe përdorimi i imagjinatës po ju ndihmojnë të bëni përpara dhe të shkoni më tej.

Binjakët

Partneri ose një i afërmi juaj po shqetësohet nga trajtimi juaj i pakujdesshëm i financave. Parandalimi është mënyra më e mirë për të shmangur futjen në vështirësi financiare këtë sezon festiv. Lërini më mirë paratë në shtëpi për të mos shpenzuar.

Gaforrja

Një takim në internet do të shtyhet për shkak të një lidhjeje të dobët. Kjo do ndikojë në mbarëvajtjen e mbledhjes. Do të jetë zhgënjyese pasi keni kaluar shumë kohë duke u përgatitur. Jeni tunduar të bëni diçka të bukur për veten tuaj dhe pse të mos e bëni?

Luani

Po planifikoni të takoni dikë me të cilin së fundmi keni debatuar. Ju nuk jeni i sigurt se si do të shkojë kjo dhe do të ndiheni më mirë pasi të ketë mbaruar dhe të dini se gjithçka është falur dhe harruar. Të flasësh për kohërat e vjetra do të shkaktojë disa emocione të trishtueshme teksa të mungon dikush që dikur ishte një pjesë e rëndësishme e jetës tënde.

Virgjëresha

Mos u dorëzoni nëse po përpiqeni të bëni që njerëzit e tjerë të shohin vlerën e ideve tuaja. Ju e dini që sugjerimet tuaja ia vlen të merren parasysh. Idetë alternative do të diskutohen, por nëse mendoni se tuajat duhet të merren më seriozisht, sigurohuni që edhe të tjerët e dinë këtë.

Peshorja

Jeni gati të filloni me një projekt të ri. Keni qenë duke pritur derisa të ndjenit se është koha e duhur për të nxjerrë idetë tuaja në dritë. Tani keni gjetur personin e duhur për t’u bashkuar dhe jeni gati të hapni temën. Ata do të kenë nevojë për kohë për të peshuar pro dhe kundrat e ofertës suaj para se të japin një përgjigje të prerë.

Akrepi

Ju dëshironi pak më shumë liri. Një marrëdhënie e ngushtë ka filluar të duket sikur po ju lodh. Jeni lodhur duke marrë mesazhe me tekst duke pyetur se ku jeni, me kë dhe çfarë po bëni. Një partner i ri nuk është personi që prisnit të ishte dhe do mendoheni më seriozisht për këtë marrëdhënie.

Shigjetari

Nëse njerëzit përpiqen t’ju largojnë nga qëllimi juaj për të vazhduar me projektet e filluara tashmë, mos i lejoni ata. Dikush dëshiron të eksperimentojë me ide të reja. Nëse bashkoheni me ta dhe ata nuk funksionojnë, kjo nuk do të reflektojë mirë në performancën tuaj të përgjithshme. Mos hezitoni të ecni vetëm. Kjo mund të jetë mënyra e vetme që të jeni të kënaqur me përpjekjet tuaja.

Bricjapi

Njerëzit janë të impresionuar nga idetë tuaja imagjinare, por praktike. Ata duan të dinë më shumë. Mos i mbani të mbyllura të gjitha mendimet tuaja brenda vetes. Dikush mund të shtojë disa sugjerime të vetat dhe një seancë me rrahje mendimesh do të jetë e frytshme. Flisni kur ju jepet mundësia.

Ujori

Marrja e një roli drejtues ju vë në një pozicion ndikimi. Njerëzit janë të interesuar për pikëpamjet tuaja. Zgjidhini fjalët me kujdes dhe shfaqeni pikëpamjen tuaj me diplomaci. Ju nuk doni të abuzoni me besimin që të tjerët po ju japin.

Peshqit

Jeni hutuar nga ndryshimet që bëhen. Jeni larguar shumë nga rutina e vjetër, asgjë nuk ju duket më e sigurt ose e njohur. Nëse ju është kërkuar të vazhdoni të punoni nga shtëpia, po humbisni rutinën e zakonshme gjatë ditës dhe kjo po ndikon në shëndetin tuaj.

Author: admin