Horoskopi për ditën e enjte, 9 qershor 2022, shenjat me fat

Dashi: Hëna është në dizavantazh me shenjën tuaj, duhet të qëndroni të qetë dhe të mos trazon ujëra në aspektin e ndjenjave. Edhe në punë mbizotëron lodhja dhe ndiheni pak të plogësht, më mirë mos e teproni me asgjë këtë të enjte.

 

Demi: Situatë shumë interesante me mundësi për takime të veçanta. Nëse ka pasur probleme në punë, tani është koha për të përmirësuar gjërat.

 

Binjakët: Çdo diskutim i lindur orët e fundit me partnerin duhet të tkurret. Nëse keni filluar të tundoheni për të provuar fatin në punë, kartat janë tuajat.

 

Gaforrja: Në dashuri, të paktën për disa ditë, lërini gjërat t’ju rrëshkasin si të vijnë, do t’ju bëjë mirë. Në punë, lajmet e mira që prisnit më në fund nisin të afrohen.

 

Luani: Ende nuk është dita më e mirë për dashurinë, por diçka po lëviz. Mos jini të diskutueshëm në punë dhe përpiquni të bëni një punë të mirë ekipore me kolegët e tjerë.

 

Virgjëresha: Vërtet një horoskop premtues për ndjenjat këtë të enjte, yjet ju buzëqeshin. Në punë nuk ka ardhur ende koha për të ulur ritmin.

 

Peshorja: Këtë të enjte keni Hënën në shenjën tuaj dhe diçka pozitive mund të ndodhë pasdite. Dyshimet për punën gradualisht do të shuhen.

 

Akrepi: Në fundjavë do të jetë e mundur të takoni një person të veçantë që ju shfaqet papritur. Në momente të caktuara, në punë, ndiheni të lodhur dhe të plogësht, keni nevojë të pushoni më shumë.

 

Shigjetari: Nëse ka dy histori të ndryshme në jetën tuaj, ju ftoj të bëni një zgjedhje përfundimtare për të mos i prishur të dyja. Një ditë e plogësht, por mund ta shihni që në përgjithësi po rikuperoheni në punë.

 

Bricjapi: Qielli është pak i diskutueshëm në orët e para të mëngjesit, por gjërat në mbrëmje do të shkojnë shumë më mirë. Në punë keni përgjegjësi të mëdha dhe kjo ju rëndon.

 

Ujori: Është një kohë kur diskutimet edhe me njerëz të këndshëm nuk mungojnë kurrë. Ka një dëshirë për të ndryshuar, por nuk mund të bëhet shumë në këtë periudhë.

 

Peshqit: Përpiquni të flisni qartë këtë të enjte e ndërkohë, fundjava premton të sjellë emocione pozitive. Në punë së shpejti do të ketë lajme të mëdha, diçka do të zhbllokohet.

Author: portali