Horoskopi sot, 24 qershor

Dashi

 

Mos i anashkaloni gjërat. Tregoni gatishmëri për të diskutuar gjithçka në shtëpi. Nëse ndiheni të pasigurt për disa vendime të fundit, diskutojini ato me familjen. Një familjar nuk do të jetë i gatshëm të ndryshojë mendje. Vetëm mbani mend: ata nuk mund t`i lexojnë mendimet tuaja. Kështu që mos i mbani për vete.

 

Demi

 

Takimi juaj i parë me dikë që sapo e keni njohur, ju dha përshtypjen se keni pak, ose aspak të përbashkëta me njëri-tjetrin. Tani që po kaloni më shumë kohë së bashku, mund të habiteni se sa mirë po dukeni bashkë. Kjo thjesht tregon se sa gënjeshtare mund të jenë përshtypjet e para.

 

Binjakët

 

Edhe pse do të dëshironit t’i largoni disa angazhime nga rruga juaj, nuk doni t’i nxitoni. Në fakt, në disa raste mund të preferoni t’ju jepet më shumë kohë për të shqyrtuar të gjitha faktet dhe shifrat e përfshira. Nëse vërtet duhet të merrni një vendim të shpejtë, mund të mbështeteni në intuitën tuaj për t’ju ndihmuar të bëni gjënë e duhur.

 

Gaforrja

 

Një familjar apo koleg po ju mërzit. Ky nuk është një rast i vetëm. Përtacia e tyre ju ka mërzitur për një kohë të gjatë. Do të jetë një lehtësim kur të shikoni se tashmë po i merr seriozisht detyrat e veta.

 

Luani

 

Jeni të etur për të ecur përpara me një projekt të veçantë. Në të njëjtën kohë ju pranoni kufizimet tuaja dhe nuk do ta lejoni veten të jeni tepër të sigurt duke ditur se si kjo mund t’ju shkatërrojë shpresat dhe dëshirat. Ju po mësoni nga gabimet tuaja të së kaluarës. Përparimi i qëndrueshëm do t’ju bëjë të ndiheni më shumë sesa të kënaqur.

 

Virgjëresha

 

Kurioziteti dhe vendosmëria e të tjerëve mund të mos pakësohet, por tani do ta keni më të lehtë të ndërmerrni veprime evazive. Ju ndjeni se dikush në shtëpi ka diçka në mendjen e tij. Nxitini ata që t’i nxjerrin hapur ankesat e tyre. Ju nuk mund t’i ndihmoni ata nëse nuk flasin për këtë.

 

Peshorja

 

Të folurit dhe jo përbuzja është mënyra e vetme për të zgjidhur keqkuptimet në vendin e punës. Në çështjet e dashurisë dhe miqësisë ju keni filluar të ndiheni më të kënaqur dhe më të lumtur se sa keni qenë për disa kohë. Kjo do të ketë shumë të bëjë me planet që po bëni për pushimet e ardhshme.

 

Akrepi

 

Dikush në familje po tregohet jashtëzakonisht kokëfortë dhe ju e dini që nuk jeni aq të paarsyeshëm sa po ju bëjnë të ndiheni. Mund të duket sikur ky njeri po del kastile kundër ideve tuaja vetëm e vetëm për oponencë.

 

Shigjetari

 

Një udhëtim i gjatë është një mundësi. Mezi prisni të takoheni me disa miq me të cilët ndani të njëjtin mendim. Ju madje mund të gjeni një mënyrë të shkëlqyer për të realizuar një hobi të përbashkët, ose për të mbledhur fonde për një bamirësi.

 

Bricjapi

 

Jeni të fokusuar në arritjen e rezultateve. Mos e humbisni humorin që mu karakterizon ndërkohë. Nëse po shpresoni t’i bëni përshtypje shefit tuaj, përballja me kërkesa të papritura, pa kërkuar udhëzime, do t`ju prishte punë.

 

Ujori

 

Imagjinata, origjinaliteti dhe vendosmëria është e juaja dhe mund t`i përdorni plotësisht. Mos u habisni kur të zbuloni se dëshira për t’u çliruar nga tradita është e fortë edhe pse dikush do të përpiqet të pengojë idetë tuaja jo të zakonshme.

 

Peshqit

 

Shëndeti juaj është i rëndësishëm dhe nuk duhet neglizhuar. Nëse jeni të përfshirë në ndonjë lloj sporti, do të jetë e rëndësishme të ndërmerrni veprime për të trajtuar çdo sëmundje fizike. Nëse i injoroni ato dhe keni stres të vazhdueshëm në trupin tuaj, kjo do t’ju pengojë të vazhdoni përpara.

 

Author: portali