Përshtypja e parë për dikë mundet t’ju mashtrojë. Në takimin e parë me një person,ai duhet t’ju njohë sipërfaqësisht dhe të arrijë një përfundim për ju. Atëherë, me apo pa vetëdije tregoni një pjesë të karakterit, e në diçka të kësaj ndikon edhe shenja e horoskopit. Ja çfarë përshtypje lini të tjerët në bazë të shenjës tuaj.
DASHI Personat në këtë shenjë lënë përshtypjen e një personit të shkathtë, të cilën është e vështirë ta lexoni.
DEMI Demat janë shumë misteriozë dhe pak flasin për veten e tyre, kështu që shumë bashkëbisedues, gjatë takimit të parë me ta ndjejnë një dozë mosbesimi.
BINJAKËT Njerëzit shpesh mendojnë se Binjakët nuk i japin pesë para për askënd. Mirëpo, ata vetëm lënë një përshtypje të tillë, përderisa janë shumë të përkushtuar ndaj miqve.
GAFORRJA Gaforret shpesh lënë përshtypjen e personave të mërzitshëm. Kjo pasi Gaforret nuk ndjejnë se duhet të flasin shumë për veten, e nga ana tjetër nuk janë të interesuar për jetën e të tjerëve, pa pasur ndonjë temë për bisedë.
LUANI Luani është aq i sigurt në veten e tij sa që nganjëherë zgjohen një xhelozi te njerëzit, të cilët nuk i njohin mjaftueshëm mirë.
VIRGJËRESHA Virgjëreshat, në fakt janë shumë të mbyllura, kështu që lënë përshtypjen e një personit të pashoqërueshëm dhe vështirë se gjejnë miqësi të reja.
PESHORJA Peshoret e lënë përshtypjen e personave më të këndshëm në botë, me të cilën ndonjëherë keni biseduar, që është larg nga e vërteta.
AKREPI Akrepat thjesht kanë faktorin ‘X’ dhe në këtë mënyrë me sharm e bëjnë për vete secilin person dhe e njohin.
SHIGJETARI Shigjetarët shpesh janë të shkëputur me shpirt, kështu që njerëzit që porsa i njohin ju duken thuajse nuk janë në dispozicion.
BRICJAPI Personat me këtë shenjë lënë përshtypjen e njerëzve ambiciozë dhe personave të fortë, që në fakt edhe janë të tillë.
UJORI Ujori mundohet që para personave të panjohur lënë përshtypjen e personave të ftohtë dhe të mbyllur, në çfarë do të bindeni kur t’i njihni më mirë.
PESHQIT Peshqir për të tjerët duken të vrazhdë nganjëherë, të pikëlluar dhe të vetmuar, por kur t’i njihni më mirë do të bindeni se janë me sharm dhe persona argëtues.
(Kosova Sot)