Një ditë të ftohtë dimri, një studente e quajtur Casey Fischer, po shkonte në shkollë. Rrugës, ajo pa një lypës që po dridhej nga i ftohti.
E tri shtuar, vajza shkoi t’i blinte një kafe të moshuarit. Teksa ja dha kafenë, me një buzëqeshje të lehtë, vajza filloi që të bisedonte me të. Mësoi që babai e kishte braktisur, ndërsa nëna e tij kishte vde kur nga kance ri.
Pas rreth një ore bisedë, vajza kuptoi që ishte tepër vonë për në shkollë, dhe i tha të moshuarit që i duhej që të largohej.
“Të lutem, prit vetëm dy minuta, por më jep një stilolaps dhe një letër fillimisht nëse mundesh”, i tha ai.
Në momentin që vajza mori letrën, përqafoi të moshuarin dhe u largua nxitimthi. Nga kureshtja, rrugës, vajza e hapi letrën… e cila përfundoi e lagur nga lotët e saj.
Në letër shkruhej: “Sot kisha vendosur të vrisja veten, por falë teje nuk do ta bëj. Kuptova që në këtë botë ka njerëz me zemër të madhe, dhe unë çdo ditë do rri në atë vend ku ti më le, për të njohur sa më shumë njerëz të mirë. Kam nevojë vetëm për pak dashuri. Ajo më mbajti gjallë sot, dhe do më mbajë gjithë jetën. Faleminderit!”
Gjesti i kësaj vajze kushtoi vetëm 3 dollarë, por shpëtoi një jetë.