Kur shihni në ëndërr sikur mbani një shumë parash në dorë, kjo tregon se po kërkoni një shenjë për të kuptuar nëse ajo që po bëni aktualisht është në të njëjtën linjë me qëllimet tuaja për të ardhmen. Është një thirrje se duhet t’i besoni vetes plotësisht. Nga ana tjetër, nëse ëndërroni sikur jeni të pasur ose keni para në llogarinë tuaj bankare, kjo ëndërr është shumë pozitive dhe parashikon se ju presin kohë lumturie. Nëse blini të mira materiale duke përdorur në vend të parave në dorë, kartën e bankës, kjo do të thotë se duhet të keni më shumë besim në krijimtarinë tuaj.
Llogaritja e parave në ëndërr tregon se energjia krijuese që keni brenda po pret vetëm të çlirohet. Keni shumë ide për të ndarë me të tjerët. Kur shihni në ëndërr sikur jeni në borxh, kjo tregon se keni disa fusha interesi në jetë të cilat ende nuk i keni prekur ose projektet brenda tyre nuk i keni përfunduar.
Kur huazoni para në ëndërr për shkak të një nevoje urgjente, kjo tregon se gjërat do të bëhen më të lehta për ju në një të ardhme të afërt. Kur shihni sikur gjeni para në ëndërr, kjo parashikon përfitime materiale dhe gëzim në jetë. Para së gjithash, paraja simbolizon jo vetëm fuqi, por edhe pasuri dhe prosperitet. Gjetja e prave në dysheme tregon se jeni të fuqishëm në jetë. Kur gjeni para që janë vjedhur, kjo tregon se ju mungon vetëvlerësimi dhe ambicja. Ndoshta duhet të meditoni dhe të fokusoheni tek vetja juaj për disa kohë./asutimes.com