Ishte viti 1984 kur Rexhep Mirzan, gjeti në një fshat të largët të provincës Edirne në Turqi, një mjellmë të vogël me krahun e th yer. Burri punonte si postier dhe kishte shkuar atje për të shpërndarë letrat. Pasi mbaroi punën, vendosi që kafshën ta marrë me vete në shtëpi. I ku roi krahun e thyer duke ia lidhur me copa druri e litarë dhe e ushqeu, derisa mjellmës i erdhën sërish fuqitë.
Por momenti i largimit të këtij shpendi shtegtar nuk erdhi kurrë. Mjellma nuk u largua dhe qëndroi për plot 37 vite me Rexhep Mirzan.
Media në Turqi i ka kushtuar një artikull kësaj miqësie prej thuajse 4 dekadash mes njeriut dhe kafshës.
“Isha në fshat kur e pashë të bukurën time. E mora në makinë dhe pasi mbaruar me shpërndarjen e postës e solla në shtëpi. Kur u shërua ajo mund të kishte ikur fare kollaj, por nuk e bëri. Tani jam 63 vjeç dhe qëndroj me të që prej vitit 1984. Edhe kur ka përmbytje në zonën tonë, ajo nuk ikën.
Rexhep e mban mjellmën në një kotec në pjesën e pasmë të shtëpisë së tij dhe pasditeve, bëjnë shëtitje bashkë. 63 vjeçarit prej vitesh i ka ndërruar jetë e shoqja, por të paktën e ka një bashkëudhëtar në pleqëri.
‘Shpresoj që unë dhe ‘Garip’ (në turqisht do te thotë i ‘vetmuar’) të jetojmë për një kohë të gjatë. Nëse ajo vd*es përpara meje, dëshira ime është që t’i ndërtoj një va*rr”-thotë burri.
Simbol i pastërtisë dhe fisnikërisë, ky lloj i mjellmës, që emrin shkencor e ka Cygnus cygnus, jeton reth 35 vjet në natyrë të lirë, por shumë më gjatë në vende të strehuara dhe në parqe natyrore.
Foto: Anadolu