I nxehti godet vendin, mësoni si do të jetë moti për 5 ditët në vijim

Java e fundit e qershorit do të shoqërohet me temperatura të larta. Ditët e ardhshme do të jenë nën  ndikimin e masave ajrore të të nxehta. Këto masa do të sjellin orë të gjata me diell dhe rritje temperaturash veçanërisht në mesjavë. Vranësirat e mesditës në male lokalisht do të sjellin shi të dobët.

 

Për sot moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizoteron në të gjithë vendin deri pas mesdite kur priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira më të dendura në zonat malore, mundësia për shira është thuasje zero edhe në këto zona. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Përsa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijon sërisht i kthjellët me vranësira kalimtare.

 

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Author: portali