
Edhe pse kjo pjordhë dhe historia e saj është thjesht një legjendë, ka hyrë në histori si një nga tregimet më qesharake dhe më të lexuara nga “Një mijë e një netë”.
“Në mesjetë, një tregtar i pasur jemenas i quajtur Abu Hassan u martua me një nga gratë më të bukura të rajonit dhe bëri një dasmë luksoze në të cilën ftoi njerëz të famshëm nga afër dhe larg.”




“Dhëndri hëngri dhe piu me gjithë zemër në festë – ndoshta më shumë se ç’duhej. Kur u ngrit nga vendi për të shkuar në dhomën e nuses, lëshoi një pjerdhë me bubullimë. I dëshpëruar, Ebu Hasani u largua nga dhoma e nusërisë, u drejtua për në oborr, shaloi kalin e tij dhe u nis nëpër natë, duke qarë me hidhërim.
Ishte fillimi i një udhëtimi dhe mërgimi të gjatë. I maskuar si dervish, Ebu Hasani u end nëpër vendlindjen e tij për një kohë të gjatë, duke përgjuar njerëzit për të kuptuar nëse përmendej emri i tij.




Më në fund, i ulur pranë derës së një kasolle, ai dëgjoi një vajzë të re të pyeste nënën e saj: “Kur kam lindur? Nëna u përgjigj: “E dashur, ti ke lindur në natën kur Ebu Hasani pordhi”.
I zhgënjyer u ngrit dhe u largua menjëherë nga vendlindja e tij, këtë herë përgjithmonë. Ai tha: “Pjordha ime qenka bërë datë – do të mbahet mend përgjithmonë”. Përfundimisht shkoi në Indi, ku mbeti në mërgim për pjesën tjetër të jetës së tij.