“I thashë, më gjuaj çika ime! Më gjuaj se jam King”, Princ Vali Corleone tregoi si ndodhi ngjarja

Personazhi i njohur për publikun, Vali Corleone u plgos në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga një vajzë 22-vjeçare që ndodhej në banesë me të.

Ditën e sotme Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurës.




Vali Corleone e ka konfirmuar rastin duke rrëfyer me mënyrën e tij të veçantë se si ka ndodhur ngjarja. “Po jam i pagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si qik e imja, dhe e kam si qik timen absolutely.

Më ka gjuajtur në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur një lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plmb në këmbë…




Ajo më tha jo babi nuk mundem, unë i thash më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kuptove qika ime e vogël jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt.

Dhe qika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje por faleminderit doktorave profesional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke humbur jeten nga gjakderdhja”, tha Vali për Gazetën Express.

Author: admin