Mbrëmë pjesë e shtëpisë së Big Brother ishte edhe Ermal Mamaqi i shoqëruar nga disa aktorë dhe fytyra të njohura të ekranit.
Teksa shijuan darkën dhe gjatë një bisede me banorët Ermali zbuloi se pjesë e sezonit të dytë të serialit ‘’H.O.T’’ do të jetë edhe Bora Zemani.
Një pjesë nga biseda:
Ermali: Te sezoni i ri do marrim Bora Zemanin si aktore.
Donaldi: Te sezoni i ri?
Ermali: Po
Donaldi: Vetëm duhet ta paguash mirë.
Ermali: Pse të djeg miza ty?
Donaldi: Unë u kujdesa.
Ermali: Unë paguaj se kam sponsora
Siç duket, ngacmimet e Ermalit brenda shtëpisë iu kthyen mbrapsht nga fansat e Beatrixës.
Ermali sqaroi se gjithçka ishte në kuadër të shakasë dhe se fansat e çiftit të ri nuk kanë pse të revoltohen kur vetë Donaldi “u shkri” kur u përmend Bora.
“As kur kam kënduar në fushatë për Berishën nuk kam marrë kaq shumë mallkime sa dje,” – tha Ermali.
Biznesmeni ishte i ftuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nga ku u nxor menjëherë pasi dha informacionet nga jashtë./Shqiperia ime.com.al