Incidenti në supermarket, gruaja bëhet milionere papritur

LaQuedra Edwards vendosi 40 dollarë në një pajisje për bileta lotarie në një supermarket në Los Angeles dhe ishte gati të zgjidhte biletën me gërvitshje të preferuar para se dikush ta përplaste.

Një burrë i pasjellshëm u përplas me të, e shtyu dhe ajo shtypi padashje një numër të gabuar. Për këtë arsye, doli një biletë 30 dollarëshe në vend të biletës së preferuar, më të shtrenjtë.

“Ai thjesht u përplas me mua, nuk tha asgjë dhe doli nga dera,” tha LaQuedra për Lotarinë Shtetërore të Kalifornisë. Bileta 30 dollarëshe e llojit 200X Scratcher, për të cilën fillimisht ajo ishte e irrituar në lidhje me faktin që kishte shpenzuar shumicën e parave për një biletë që as nuk e donte, u shndërrua në fatsjellëse për të.

Pasi gërvishi biletën e padëshiruar, zbuloi se kishte fituar çmimin kryesor: 10 milionë dollarë. “Unë jam ende në shok,” tha Edwards.  Ajo po planifikon që t’i përdorë paratë e çmimit për të blerë një shtëpi dhe për të krijuar një organizatë jofitimprurëse.

Author: portali