Tan Brama ishte banori i fundit i eleminuar nga shtëpia e Big Brother VIP.
Dje në emisionin “Ftesë në 5” ai tha se Egzona ka pasur një pëlqim për Donaldin dhe kjo deklaratë e tij nuk i ka pëlqyer ish-banores nga Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top Channel, Egzona ka thënë se është befasuar nga deklarata e Tanit por që gjithsesi për të vazhdon të ketë respekt.
Ajo gjithashtu u pyet se si i ka pritur këto komente nga njerëzit e tjerë dhe jo vetëm ata brenda shtëpisë, sa i përket raportin me Donaldin.
Egzona tha se janë befasuese dhe vazhdojnë të jenë për faktin se çdokush mund të ketë shoqëri të ngushtë.
“Unë i kam thënë edhe Donaldit, unë vëllain e kam në moshë me Donaldin dhe shpesh herë e kam parë si të tillë, edhe kur e kem këshillu njëri-tjetrin unë e kam parë vetën si ajo motra e madhe dhe ndoshta jam mundu me u përfshi edhe emocionalisht ndoshta edhe familjarisht.
Mu kanë duk shumë interesante, nuk po i marr për bazë sepse nuk ka asgjë në këtë rast. Njerëzit munden me fol me i shfry dikund ato momentet e këqia dhe ditët e këqia tyne e kanë gjet një mundësi le ta bëjnë, mu nuk më bëjnë përshtypje komentet e këqia. Është e rëndësishme që njerëzit që më njohin mu kanë besim në mu, njerëzit për të cilët më interesojnë mendimet kom marrë mendime dhe vlerësime pozitive, kështu që kanë kohë edhe këta që po kritikojnë me i ra pishman, me u bo pishman për gjërat që po thojnë edhe ndoshta me kërku falje”, tha Egzona./Reporteri.net./Shqiperia ime.com.al/