Ishte autore e performacës sensuale që u komentua shumë, flet Klaudia Pepa: Ja pse jam ndjerë e tradhtuar

Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision do të mbahet mend gjatë. Kjo jo për meritat në të kënduar, por më së shumti për koreografinë në skenë.

Kërcimi, u realizua nga balerina e njohur Klaudia Pepa, e cila ka rrëfyer së fundmi se është ndjerë dy herë e emocionuar gjatë performancës.

 

Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale” – tha Klaudia në një intervistë në “Top Channel” duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë të mirë.

 

Po pse u zgjodh ajo koreografi? Sipas balerinës së njohur kjo ka qenë kërkesë e Ronelës.

 

“Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam mësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu.” – tha Klaudia teksa sa i përket kritikave dhe sulmeve online shtoi: “Atyre do u themi ‘të mblidhemi të gjithë dhe t’i vendosim në një levë dhe të bëjmë një ‘plié’ ose një ‘fondu’ (lëvizje që përshkruan ulje të ngadaltë të trupit, duke përkulur gjunjët) që t’i zbusim të gjithë”.

 

Nga ana tjetër, Klaudia është ndier pak e fyer, e tradhtuar, nga Italia, e cila nuk i dha Shqipërisë asnjë pikë: “Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne…” – tha ajo.

Author: portali