Ishte një herë një druvar shumë i fuqishëm dhe shkoi tek një tregtar druri për të kërkuar punë. Tregtari e pranoi dhe ai filloi punë. Pagesa ishte shumë e mirë, edhe…

Ishte një herë një druvar (personi që pret dru) shumë i fuqishëm dhe shkoi tek një tregtar druri për të kërkuar punë. Tregtari e pranoi dhe ai filloi punë. Pagesa ishte shumë e mirë, edhe kushtet e punës po ashtu. Për këto arsye, druvari ishte i vendosur që të bënte më të mirën e mundshme dhe të jepte maksimumin e tij në punë. Shefi i tij i dha një sëpatë dhe i tregoi vendin se ku duhet të punojë. Ditën e parë, druvari solli 18 pemë. “Urime, bravo…”, i tha shefi, “Kështu vazhdo!”

Shumë i motivuar nga fjalët e shefit, druvari punoi akoma më fort ditën tjetër, por ai arriti të sjellë vetëm 15 pemë këtë herë. Ditën e tretë, ai provoi të punojë dhe të sforcohet akoma më shumë, por solli vetëm 10 pemë. Ditët kalonin dhe ai po sillte më pak pemë.

“Më duket se po më lënë fuqitë”, mendoi druvari me vete. Ai shkoi tek shefi dhe i kërkoi ndjesë duke i thënë se nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte. “Kur e ke mprehur sëpatën për herë të fundit?” e pyeti shefi. “Ta mpreh? Nuk kam patur kohë të mpreh sëpatën. Kam qenë shumë i zënë duke u munduar të pres sa më shumë pemë….”

Mësimi:
Jeta jonë është e ngjashme me këtë. Nganjëherë ne jemi aq të zënë saqë nuk kemi kohë të mprehim ‘sëpatën’. Në ditët e sotme, duket se të gjithë janë më të zënë se kurrë, por më pak të lumtur se kurrë. Pse ndodh kjo? A mos vallë ngaqë ne kemi harruar si të qëndrojmë të ‘mprehtë’? Nuk ka asgjë të keqe të jesh aktiv dhe të punosh fort. Por nuk duhet të jemi kaq të zënë saqë të harrojmë dhe të neglizhojmë gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi në jetën tonë. Të gjejmë kohën të afrohemi pranë Zotit, të gjejmë kohën për të qenë pranë familjes, të gjejmë kohën të lexojmë faqen “Mësimi” ;P (shaka kjo, mjafton të lexoni gjëra me vlerë, ska rëndësi se ku i lexoni ato.)

Të gjithë kemi nevojë për kohë që të shplodhemi, të mendojmë dhe të meditojmë, të mësojmë dhe të rritemi. Nëse nuk gjejmë kohë për të “mprehur sëpatën”, do të bëhemi të ngathët e të lodhur dhe do të humbim produktivitetin.

Marë nga: 7 Habits of Highly Effective People

Përktheu dhe përshtati: Mësimi.histotri njrt

Author: admin