Ja çfarë ka parashikuar Paolo Fox për këtë javë!

DASHI:

Mos nënvlerësoni asgjë nga ato që do t’ju ndodhin në këtë periudhë. Kushtojuni veçanërisht vëmendje letrave dhe mesazheve , sepse në ndonjërën prej tyre do të ketë një premtim dashurie. Tani ju duket sikur nuk shikoni dritë në fund të tunelit, por në gjysmën e dytë të muajit situata do të përmirësohet. Çiftet që kanë pasur një krizë të thellë, ndihen ende të pasigurt. Bëni durim, se gjithçka do të rregullohet.

DEMI: Pritet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer, pasi Hëna, Saturni dhe Urani do të jenë të kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Kjo do të jetë një periudhë risish të mëdha dhe idetë tuaja do t’ua propozoni personave që keni pranë. Udhëtimet në vendet e largëta do të rezultojnë mjaft të rëndësishme për ju. Ata që kanë të afërm jashtë vendit, do të marrin një lajm të rëndësishëm prej tyre.

BINJAKËT: Këtë periudhë keni punuar fort, prandaj tani ndiheni të lodhur dhe nervozë. Yjet ju këshillojnë që të qetësoheni. Edhe këto dy vitet e fundit kanë qenë të vështirë dhe keni pasur ndjesinë sikur asgjë nuk ju ka ecur, por duhet t’i kushtoni veçanërisht kujdes shëndetit. Lodhja e tepërt ju ka vënë në provë të vështirë dhe prandaj keni nevojë që të mblidhni veten.

GAFORRJA: Me siguri që kjo do të jetë një javë më pozitive në krahasim me ato të mëparshmet. Tashmë situata po ndryshon për mirë dhe do të jeni më të qetë edhe nëse do të doni të rifitoni një dashuri të humbur apo të përmirësoni lidhjen aktuale. Kur vjen puna te ndjenjat, mund të themi pa frikë se jeni në gjendje që të bëni zgjedhjet e duhura.

LUANI: Kjo do të jetë për ju një javë e lodhshme dhe e tensionuar. Bëni kujdes me paratë. Do të ketë nga ata që do të pranojnë një vend pune që mund të mos jetë shumë fitimprurës në planin ekonomik, por që mund të rezultojë frytdhënës në planin afatgjatë. Mos punoni deri vonë dhe me siguri që do të shmangni debatet si në çift, si në familje.

VIRGJËRESHA: Saturni, Jupiteri dhe Hëna do ta favorizojë shenjën tuaj gjatë këtyre ditëve. Këto dy javët e fundit kanë shënuar ndryshime në jetën tuaj. Ka nga ata që kanë bërë zgjedhje të rëndësishme dhe të tjerë kanë përqafuar ide të reja në lidhje me profesionin e tyre. Mos harroni se çfarëdo që të zgjidhni, planetët do t’i keni në krah.

PESHORJA: Yjet ju favorizojnë, por ju gjithsesi po përjetoni një gjendje nervozizmi, që ju prek edhe në jetën private. Ja pse duhet të tregoheni të kujdesshëm, kur bëhet fjalë për ndjenjat. Mundohuni që tensionet e punës të mos i çoni në shtëpi. Mos harroni se kjo është vetëm një gjendje kalimtare dhe shumë shpejt situata do të përmirësohet.

AKREPI: Kjo nuk është një periudhë fort e mbarë për ju, por veç të tjerash duhet edhe të përballeni me ndërlikime në punë, me probleme të fëmijëve dhe me çështje burokratike. Më mirë mos hyni në polemika, sepse të tilla së fundmi keni pasur me tepri. Edhe pse e keni të vështirë të ruani qetësinë, do t’ju duhet gjithsesi të bëni kujdes. Keni një vendim të rëndësishëm për të marrë.

SHIGJETARI: Po mendoni të bëni plane për sezonin veror, edhe pse është ende paksa herët për ju. Kjo stinë e bukur shërben si trampolinë për projektet e punës që duhet të hartoni në vjeshtë. Një takim mund të rezultojë i rëndësishëm, një punë mund të rezultojë interesante. Keni ndër mend të bëni disa ndryshime, të cilat do të sjellin qetësi në jetën tuaj.

BRICJAPI: Yjet premtojnë se do t’ju ndihmojnë. Kjo do të jetë një javë e bukur, që do t’ju shërbejë të sqaroni keqkuptimet me partnerin. Për fat të keq, nuk do të mungojnë provokimet dhe tensionet, sepse jo të gjithë janë të hapur ndaj dashurisë. Në aspektin sentimental do t’ju ecë më mbarë në pjesën e dytë të muajit. Gjithsesi do të jeni të favorizuar për takime.

UJORI: Hera-herës ju duket se po humbisni kohë kot. Diçka nuk shkon dhe prandaj krijohen tensione të vogla. Tani nuk është koha e përshtatshme për të folur për dashuri, sidomos nëse dikush ju kundërshton me forcë. Ju shquheni si njerëz krijues dhe organizatorë të mirë. Por duke qenë se merrni shumë angazhime përsipër dhe bashkëpunoni me shumë njerëz, ndonjëherë s’do t’ju bënte keq pak ndihmë.

PESHQIT: Tashmë jeni bërë i domosdoshëm në punën tuaj. Çdo vendim që ju merrni, miratohet nga njerëzit që ju rrethojnë. Ata që kanë përgjegjësi apo që punojnë në grup, do të vihen në qendër të vëmendjes. Ky është një moment force për ju. Sa më shumë afrohet korriku, aq më të sigurt ndiheni se do t’ia dilni mbanë. Mos nënvlerësoni asgjë dhe mos iu druani realitetit.

Author: Portali