
Luizi dhe Armaldo janë dy protagonistët më simpatikë të këtij edicionin të “Big Brother Vip Albania”.
Luizi dhe Armaldo, disa herë aleatë dhe disa herë kundërshtarë janë ndër të preferuarit e publikut me zënkat, shakatë dhe të qeshurat që shkaktojnë.
Por ata nuk janë njohur me njëri-tjetrin brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Njihen vite më parë kur Luizi performoi në Eurovision në vitin 2006 dhe Armaldo ishte pjesë e skuadrës së RTSH.
Kënga “Zjarr e ftohtë” këndohej nga Luizi, ndërkohë në kor ishte dhe Armaldo.