Jam në lidhje, por kam rënë brenda me një tjetër. Si t’ia bëj tani?

Jeni në një lidhje dhe jeni të dashuruar me dikë tjetër? E pra, ndodh. Ju jeni dashuruar dhe jeni lidhur me dikë, del dikush aty te cepi dhe jua merr mendjen.

E tani ju nuk dini se ç’të bëni. Ju duket sikur jeni të dashuruar me të dy.

Besoj e kuptoni se ju jeni në një situatë në të cilën askush nuk do të donte të ishte.




Dhe tani çfarë ndodh?

Kjo është pa dyshim një pyetje e tipit 1 milion euro.

Tani ka dy zgjidhje dhe përgjigjja qëndron brenda jush. Ose qëndroni me personin me të cilin jeni në lidhje, ose ndahuni dhe provoni me atë që jeni të dashuruar.

A ka pasoja?

Sigurisht që ka. Çështja është të përdorim pak zgjuarsinë dhe të vëmë trurin në punë.

Sepse kur je në një lidhje, por je i dashuruar me një person tjetër, duhet të kesh të qartë se nuk mban dot gjatë dy kunguj në një sqetull.

Në këtë pikë, zgjidhja qëndron te peshorja. Duhet të vini në kandar, pozitivet dhe negativet e secilit/ës.




E ndërkohë mos harroni diçka. Ndërsa jeni zhytur në dashnorllëk të tipit dashurore me një tjetër, jeni duke ia futur sa krahu personit që ju besoi dhe u lidh me ju.

Doni apo nuk doni, ju thjesht po talleni me të.

Do thotë dikush: Unë prapë vazhdoj dhe e mbaj lidhjen.

Si një dru, po, sepse është e sigurt që ti nuk je më aty. Mendja jote ka fluturuar gjetiu. Është si ta tradhtosh, nuk e kupton?

Nëse kjo gjë nuk ju pengon, atëherë kjo është çështje tjetër… /noa.al

Author: admin