Java e fundit e muajit do t’ju sjellë lajme të mira këtyre shenjave, ç’kanë parashikuar yjet për datat 26 korrik-1 gusht

DASHI:

Pritet që këtë javë të merrni një lajm të mirë. Planetin Mërkur do ta keni aleat dhe do të merrni surpriza të bukura, sidomos në aspektin profesional. Diku rreth datave 28 dhe 30 korrik mund të ndodhë diçka e veçantë, sepse dhe Hëna do t’i bashkohet shenjës suaj. Nëse keni kërkesa apo propozime për të bërë, mos hezitoni të shpreheni.

DEMI: Gjatë këtyre ditëve do të merrni një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i keq është se më datë 28, planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të pafavorshëm, duke sjellë ndërlikime në jetën tuaj, sidomos në aspektin profesional. Lajmi i mirë është se që nga dita e enjte do të keni mbështetjen e planetit Mars, i gatshëm për t’ju dhuruar më shumë energji.

BINJAKËT: Mërkuri do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Duke filluar që nga data 28 korrik do t’ju ofrohen mundësi të reja, si në jetën private edhe nga ana profesionale. Kurse më datë 29 korrik Marsi do të kalojë në prapavijë dhe prandaj do të ndiheni më të lodhur e të stresuar. Merreni veten me të mira dhe zbuloni çfarë ju lehtëson.

GAFORRJA: Mërkuri do të vazhdojë të rrijë në shenjën tuaj deri më datë 28 korrik. Përpara kësaj date shqyrtojeni me vëmendje një kërkesë për punë apo një takim të rëndësishëm. Me Hënën në shenjë, me siguri që do të jeni të favorizuar që të arrini objektivat tuaja. Më datë 29 korrik, planeti Mars do të kthehet sërish nga Gaforrja, i gatshëm për t’ju dhuruar energji pozitive.

LUANI: Më datë 28 korrik, planeti Mërkur do të braktisë Gaforren për t’u kthyer nga Luani. Ju pret një periudhë interesante, sidomos në aspektin profesional. Datat 28, 29 dhe 30 korrik do të jenë më të mbarat e javës. Hëna në shenjë do t’ju dhurojë fat dhe emocione që nuk harrohen lehtë. Të dielën, më datë 1 gusht, do të ndiheni pak nervozë.

VIRGJËRESHA: Të lindurit e kësaj shenje do të marrin lajme shumë të mira gjatë kësaj jave. Ditën e enjte, binomi Mars-Venus do t’i bashkohet Virgjëreshës. Ju presin ditë shumë të bukura të mbushura me dashuri dhe energji pozitive. Vetëm dita e hënë dhe e martë nuk do të jenë fort të mbara, pasi Hëna në prapavijë do t’ju bëjë të ndiheni në ankth dhe në humor të keq.

PESHORJA: Më në fund planetin Mërkur do ta keni aleat. Nëse gjatë kësaj periudhe ju është dashur të përballeni me vështirësi, sidomos në aspektin profesional, tani do të arrini t’i gjeni me më lehtësi zgjidhjet e duhura. Bëni kujdes gjithsesi në datat 28, 29 dhe 30 korrik, ku Hëna në pozicion të pafavorshëm mund të krijojë terren për të papritura ose debate të ndezura.

AKREPI: Këtë javë planeti Mërkur do të bëjë një kalim të pafavorshëm për shenjën tuaj. Më datë 28 korrik mund të keni ballafaqime të forta në punë dhe në familje. Megjithatë, më datë 29, Marsi do të kthehet nga Akrepi, duke ju dhuruar më shumë energji. Venusi ju ndihmon në dashuri, por kujdes se Hëna në prapavijë mund të provokojë zënka me partnerin.

SHIGJETARI: Venusi nuk ju favorizon, prandaj mosmarrëveshjet me partnerin do të jenë kryefjala e ditës. Më datë 29 edhe Marsin do ta keni kundërshtar. Një situatë e nderë do të mbizotërojë dhe me siguri do të ndiheni të lodhur dhe në presion. Për fat, Mërkurin do ta keni aleat. Pritet që të merrni lajme të mira, sidomos në  aspektin profesional.

BRICJAPI: Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar. Më datë 28 korrik, planeti Mërkur nuk do të jetë më në prapavijë për shenjën tuaj dhe nuk do t’ju bëhet më pengesë. Pas një periudhe bllokimi, do të mund të bëni sërish hapa përpara. Më datë 29 korrik, edhe Marsi do të kalojë në pozicion të favorshëm, duke ju bërë më të fortë, këmbëngulës e të vendosur.

UJORI: Këtë javë, për fat të keq, planeti Mërkur do të kalojë në prapavijë për Ujorin. Do të hasni vështirësi në komunikimin me të tjerët, si në shtëpi edhe në punë. Të enjten, më datë 29, Marsi do të kalojë në pozicion të favorshëm dhe tashmë keni rastin që të rimerrni forcat dhe të shkundeni nga apatia që ju ka kapluar gjatë kësaj periudhe.

PESHQIT: Marsi dhe Venusi janë vendosur në prapavijë për Peshqit. Fati nuk do t’ju ndihmojë në dashuri dhe do të ndiheni të rënë moralisht dhe fizikisht. Por mos u mërzitni, sepse bëhet fjalë për një gjendje kalimtare. Në fillim të javës Hëna do të kalojë në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj dhe me siguri që do t’ju kthehet humori i mirë.

Author: Portali