“Je palë me Luizin?”/ Qetësori diskuton me Fotininë

Qetsori, Olta dhe Fotini folën për nominimin e kësaj jave, ku Qetsori e cilësoi këtë të fundit, sikur është bërë palë me Luizin.

Kjo pasi, sa herë janë hapur tema për nominimin, Fotini në asnjë moment nuk tha që Luizi mund të jetë i rrezikuar, por ka përmendur emrin e një banori të ri.

Qetsori tha se ai ka si qëllim të nxjerrë nga shtëpia banorët e vjetër, që të rinjtë të zënë vend. Ai tha se për mendimin e tij, Luizi del të shtunën.

Qetsori shtoi se ai do kishte dëshirë të largohej Shpati, pasi sipas tij, nuk bien dakord për disa biseda, ndërsa Fotini tha se ka dëshirë të shohë jashtë shtëpisë Antonetës, pasi ata të dyja kanë debatuar dy ditët e fundit.

 

Author: portali