Debati i fortë që Efi Dhedhes pati me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon gjatë spektaklit të “Big Brother VIP2” vijoi edhe më pas.
Duke marrë parasysh deklaratën që bëri Efi, që tha se nuk është afruar me Luizin për shkak të Kiarës, këngëtari pyet Ronaldon Sharkën. Ky i fundit hodhi poshtë mendimin e Efit dhe tha që të dy janë afruar me Ejllin nga Tito.
Ronaldo i tha Efit që i vjen keq që po bën një sjellje arrogante me të dhe se po gabon.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Ronaldo, si jam futur unë në shoqëri me ty dhe Efin?
Ronaldo: Prej Kiarës
Luizi: Kaq
Ronaldo: Unë nuk flisja fare me Luizin thjesht ngaqë rrija me Kiarën, ashtu je futur edhe ti
Efi: Unë jam futur në shoqëri me Luizin prej Kiarës?
Ronaldo: Të dy jemi futur prej Kiarës.
Efi: Unë jam futur prej Kiarës?
Ronaldo: Dëgjo, unë nuk e kuptoj se pse po sillesh kaq arrogante me mua, por nëse do të ballafaqohesh, nëse ke kaq fuqi të ballafaqohesh, hajde ti, unë Kiara, dalim në një cep të shtëpisë ku nuk janë banorët e tjerë dhe flasim.
Efi: Nuk lejohet
Ronaldo: Lejohet
Efi: Mënyra se si dua unë të flas nuk lejohet
Ronaldo: Ke frikë pra
Efi: Nuk lejohet se kam pyetur. Nuk mund të flas
Ronaldo: Po më dhimbsesh shumë në këtë situatë se të dua shumë, por për mendimin tim je duke gabuar