Jetoi për 82 vite dhe nuk pa kurrë një femër me sy





Një murg ortodoks në Greqi raportohet të kishte jetuar plot 82 vjet pa parë kurrë ndonjë grua me sy.

Historia është bërë virale kohët e fundit.Mali i Atosit, ku ai kishte shërbyer si murg, kishte politika të rrepta të moslejimit të grave madje as në eksplorimin e ambienteve afër manastirit.”Pa e parë kurrë as edhe një grua me sy, Mihailo Toloto ka vdekur në manastirin e Mt.

Athosit në Greqi”, shkruhet në artikullin që daton nga viti 1938.Toloto besohej të kishte lindur diku rreth vitit 1856 dhe ndonëse gjatë kohës së tij ishin shpikur veturat dhe aeroplanët, ai nuk i kishte parë as ato.“Ai s’kishte pasur njashtu as automobil, as film e as aeroplan.




Nëna e tij kishte vdekur kur ai kishte lindur, thonë raportimet në Athinë, dhe ai ishte rritur në manastir ku kurrë nuk futet asnjë grua.Ai u bë murg dhe murgjit në manastir ia bënë një ceremoni të veçantë varrimi sepse besonin se ai ishte burri i vetëm që nuk kishte parë kurrë një grua.”

Author: admin