“Jetojnë në Vjenë, në pallatin e vëllait të një biznesmeni shqiptar”/ Shkrimi për Metën në mediat austriake, Brisida Shehaj zbulon kush fshihet nga pas

 

Ditën e sotme, Ilir Meta ka reaguar lidhur me një shkrim të gazetës austriake “Kronen” e cila ditë më parë ka hedhur akuza të forta drejtuar Presidentit shqiptar. E çuditshmja është se ky shkrim nuk kishte emrin e gazetarit dhe ishte tërësisht anomim.

 

Nënkryetarja e LSI në emisionin Opinion në Tv Klan, Brisida Shehaj e konsideroi këtë lajm thjesht si një riciklim, për të cilën tha se Meta do të bëjë denoncim.

 

Shehaj, nga komunikimet me gazetarë të ndryshëm thotë se ka spekulime se ata që fshihen pas këtij lajmi mund të jenë çifti Zoto-Mërtiri të cilët janë shpallur në kërkim në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

 

Blendi Fevziu: Çfarë po ndodh me Metën, cili është versioni juaj?

 

Brisida Shehaj: Asgjë nuk po ndodh me Metën, kjo është një histori shumë e thjeshtë: Në këto momente na duhet të riciklojmë një lajm sepse edhe pak ditë e ndajnë Ilir Metën nga beteja e cila është thënë po vetë nga ai, publike.

 

Blendi Fevziu: Kush e riciklon këtë lajm? A keni ndonjë ide ju se aty flitet për një person që thotë me zë të dridhur, që është takuar në prani të avokatëve me gazetarin?

 

Brisida Shehaj: Ideja është këtu: Po të shikoni këto rastet që shpiken për Metën, gjithmonë del një i kërcënuar me jetë, por asnjë nuk vritet dhe asnjërit nuk i ndodh asgjë dhe është mëse e thjeshtë. Unë nuk dua të spekuloj, por nga komunikimet që kam dhe me gazetarë të ndryshëm, ka një dyshim shumë të qenësishëm që bëhet fjalë për çift Zoto-Mërtiri.

 

Thuhet se janë në Vjenë, kanë fëmijët e regjistruar në një kolegj në Vjenë, jetojnë në një pallat të vëllait të një biznesmeni shqiptar dhe diskutohet se ato kërkojnë azil politik në Vjenë se na kanë vjedhur jo pak por 430 milionë euro. Ideja është kjo, është një histori totalisht riciklim, Meta do të bëjë padi dhe do të jetë publike.

 

Blendi Fevziu: Pra, ju dyshoni se mund të jenë, thoni nga burime mediatike që mund të jenë përfaqësuesit e inceneratorëve që janë në Vjenë?

 

Brisida Shehaj: Mund të jenë ata, por mund të jenë siç mund të përdorë kundërshtari politik në këto shkrimet pa autorë, pa emër, pa një citim. Vendimet e gjykatave në Amerikë janë publike.

Author: portali