Me datë 24 dhjetor ka nisur “Big Brother Vip Albania 2”, e udhëhequr nga moderatorja Arbana Osmani.Edhe pse ky format parashihet të zgjas rreth 3 muaj, ky i fundit do të zgjatet sërish.
Burime të Indeksonline pranë Top Channel kanë konfirmuar se ky format do të mbahet deri në gjysmë të muajit maj.
Poashtu të njëjtat burime thonë se do të ftohen edhe banorë të tjerë t’i bashkangjitën këtij reality-show deri në finalen e madhe.
Big Brother” është “reality” që ka bërë për vete këdo.
Që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, publiku shqiptar ka zgjedhur të preferuarit e tyre, duke vendosur kështu edhe fansa të kujt do jenë.
Deri më tani favorit duket të jetë Luizi, i cili po komentohet gjerësisht në rrjete sociale.
Prime-n e të shtunës hynë dhe 6 banorë të rinj duke ndryshuar të gjithë dinamikat në shtëpi.
Në nominim janë Olta Amarldo dhe Kristi. Njeri prej tyre do të lerë shtëpinë të martën ose të dielën.