Jo vetëm frikë nga COVIDI, ja me ç’probleme shëndetësore do të përballen 12 shenjat e horoskopit në nëntor

Dashi:

Mesi i muajit është më i ndërlikuar, ndaj duhet të bëni kujdes edhe ndaj bezdive të vogla të kyçeve, por edhe të shpinës dhe qëndrimit. Është momenti i duhur edhe për të bërë një vizitë të përgjithshme. Është e rëndësishme të gjeni pak hapësirë për veten. Mos e teproni duke pretenduar së tepërmi nga fiziku juaj. Do ta merrni veten pas datës 21.

Demi: Ritmet e punës janë të larta, ndaj shmangni ushqimet e përpunuara dhe ëmbëlsirat. Kontrolloni dietën, nëse keni prirje të shëndosheni. Nuk është periudhë e vështirë, por ky muaj ka më shumë tension se muajt e tjerë. Bëni kujdes edhe gjatë 10 ditëve të fundit të muajit, pasi mund të keni ndonjë bezdi kalimtare, si në shpinë, për shembull. Nga data 20 mos u mundoni së tepërmi.

Binjakët: Forma fizike do të përmirësohet, edhe pse në tetor keni pasur disa shqetësime. Kujdes nga nervozizmi. Binjakët, edhe pse nuk mendojnë për situata negative, mund të dalin gjithë ditën shëtitje, ose të rrinë në punë deri vonë. Kujdes të mos stresoheni shumë, ndaj ruhuni në datat 22 dhe 23, pasi do të jenë pak më të ngarkuara. Ju, që për arsye kohe mundoheni t’i bëni të gjitha me vrap, duhet ta ulni pak ritmin dhe të shmangni shqetësimet që vijnë si pasojë e stresit.

Gaforrja: Tensioni mbetet i lartë gjatë muajin nëntor, por do të ketë edhe të reja. Nga data 17, Saturni do t’ju favorizojë, ndaj duhet ta ndieni që tani se jeni më të fortë, që mund të gjeni përgjigjen e problemeve të shkuara. Me një mjek të zotin mund të gjeni sërish qetësinë. Mund t’ju duhet të merrni ndonjë vitaminë më shumë për të shmangur gripin e stinës, ose ndonjë të ftohur që nuk ju largohet.

Luani: Fundi i muajit është pjesa më e vështirë. Këto ditë nuk do t’ju bëjë mirë thuajse asgjë. Nuk është periudhë negative, s’ka vështirësi që s’mund të kalohet, por jeni shumë të ngarkuar dhe e keni të vështirë të vendosni rend në jetën tuaj. Mos e teproni me lodhjen nga data 27-30.

Virgjëresha: Meqë ka qenë vit arritjesh, sprovash për të kapërcyer, shumë gjërash për të përballuar njëherësh, sigurisht që edhe stresi është shtuar. Është periudhë e përkryer për të përmirësuar kurat, dietat, ose ndoshta edhe për një ndërhyrje të vogël estetike.

Peshorja: Nëntori është një fazë rikuperimi fizik. Më në fund do t’ largoheni një faze lodhjeje dhe trazimi. Mund të zgjidhni një problem personal këtë muaj dhe rreth datës 12 mund të merrni edhe një tjetër konfirmim.

Akrepi: Shëndeti fizik paraqitet i mirë këtë muaj. Mund të keni ndonjë bezdi të lehtë si pasojë e alergjisë, por për diagnozat është më mirë t’i drejtoheni mjekut. Fakti që ndiheni më të motivuar për të vepruar është shenjë force fizike. Shëndeti është i mirë, sidomos nga datat 21-30. Gjatë kësaj periudhe mund të tërhiqeni nga gjithçka me natyrë shpirtërore. Jeni eksplorues të së panjohurës.

Shigjetari: Nëntori është muaj interesant për të rikuperuar atë që nuk e kishe në tetor. Nëse koha e mundëson, janë të rëndësishme aktivitetet në ajër të pastër. Mbi të gjitha, nuk e keni më atë lodhjen që së fundmi ka mbizotëruar jetën tuaj. Duke qenë njeri që nuk kurseheni kurrë, kjo mund t’ju shkaktojë probleme. Është e vërtetë që keni shumë energji, por bëni kujdes me stërmundimin.

Bricjapi: Ndikimi i gjatë i Marsit në shenjën tuaj shton nivelin e stresit, ndoshta sepse ju duhet të bëni shumë gjëra njëkohësisht. Keni shumë prova për të kapërcyer. Madje, ka nga ata që nuk gjejnë dot një çast qetësi. Duhet t’i kushtoni më shumë kohë vetes, ndaj mos e teproni nga data 25, kur shqetësimet do të jenë të mëdha.

Ujori: Në një klimë kaq të tensionuar, është normale të keni nevojë për një pushim ose qetësi. Ndikimi i Mërkurit duhet t’ju bëjë vigjilentë gjatë të gjitha fundjavave të nëntorit, pasi pikërisht në fundjavë do të takoheni me persona paksa të padurueshëm. Mbajini nervat në kontroll. Problemet shëndetësore shkaktohen pikërisht nga puna dhe çështje të pazgjidhura ekonomike. Gjatë katër ditëve të fundit të muajit duhet të bëni kujdes.

Peshqit: E dini që ankthi është një nga armiqtë tuaj, të cilin duhet ta shmangni. Megjithatë, në shumicën e rasteve do të keni probleme shumë kalimtare. Favorizohen kurat, edhe ato estetike, që fillojnë pas datës 21. Kujdesuni pak për lëkurën, që e keni delikate dhe ju acarohet shpejt. Nuk duhet të anashkaloni vaktet në këtë periudhë. Mundohuni që me ndihmën e një eksperti të përfshini në dietën tuaj vitaminat përkatëse.

Author: Portali