Ka ardhur Andy profesionalisht me ” Shum nalt”
Një tjetër artist i ri por mjaft i veçantë me emrin e tij artistik Andy ka publikuar këngën ” Shum nalt”. Ne mësojmë se artisti i ri sapo ka sjellë këngën tashmë në mënyrë profesionale duke hyrë në tregun muzikor. Emri i tij i saktë është Andi Fetaj me origjinë nga Reqani i Suharekës por ka lindur në Prizren e ka vite që jeton në Slloveni. Andy ka bashkëpunuar
për këngën e tij me një mik që posedon dhe një studio thjesht që e ka për hobi. Ai ka një stil unik ndërsa muzika e tij është trap që në Kosovë nuk nihet shumë. Andy do të donte të kishte një bashkëpunim me Buten e që nëse do të ndodhë do të ishte një super bashkëpunim, por dhe me shumë ata që bëjnë si ai muzikë do të donte bashkëpunime. Artisti synon që muzika e tij të dëgjohet edhe jashtë Kosovës e ne e shohim me plot të ardhme. Më poshtë ju sjellim këngën e tij me klip që ia vlen ta dëgjoni.