Gjatë 45 viteve të fundit Edward Smith ka shkuar me rreth 1000 të dashurura, por vetëm njëra prej tyre ka qenë person – pjesa tjetër kanë qenë makina.
Edward Smith, 57-vjeçar, thotë se ka bërë dashuri me një mijë makina, por së fundmi ka krijuar një marrëdhënie monogame me një VW Beetle të bardhë të quajtur Vanilla.
Nuk dimë nëse Volkswageni Beetle është dakord me këtë lidhje dashurore por këtë nuk kemi për ta marrë dot vesh ndonjëherë pasi ajo nuk ka gojë të flasë.
Ai mund të vuajë nga “Objectum Segzualis” ose ndryshe, kur një njeri bie në dashuri me një objekt të pajetë. Për të është bërë edhe një emision TV.
Ai me mburrje tregon se ka patur si të dashur një Mustang, Jaguar dhe madje edhe helikopter. Ai bën dashuri njê herë në javë me makinat.
Ai tha: “Disa djem shkojnë pas parakolpit dhe mbrapakolpit të grave të bukura. Unë shkoj para dhe pas makinave të bukura.”