Dashi
Hëna është e favorshme dhe sa më shumë t’i afrohemi marsit aq më mirë do të jetë në dashuri. Në punë do të ishte më mirë të bënit një pushim për të reflektuar. Nëse ka gjëra që ju bëjnë të ndiheni keq, mos i bëni ato.
Demi
Nëse jeni në dyshim mes dy personave, në mars do t’ju duhet të bëni një zgjedhje. Në punë mundohuni të shmangni problemet me kolegët dhe së shpejti do të arrini të dilni nga kjo gjendje.
Binjakët
Planeti i mërkurit është në anën tuaj ndaj favorizohen njohjet e reja. Në punë ka shumë gjëra për të bërë dhe përpiquni të jeni të kujdesshëm me paratë. Kohët e fundit keni shpenzuar përtej mundësive tuaja dhe po i paguani pasojat.
Gaforrja
Do të sqaroni një keqkuptim në dashuri. Në punë ndiheni në një moment ngërçi dhe keni të bëni me kolegë të rrejshëm dhe jo të besueshëm. Por mos u dorëzoni, së shpejti do të kalohet.
Luani
Afërdita është në një pozicion neutral por Mërkuri po fillon një tranzit të kundërt, prandaj kushtojini vëmendje fjalëve në dashuri. Lajmet mbërrin në punë për ata që kanë qëndruar në vend prej pak kohësh.
Virgjëresha
Në dashuri nëse ka gjëra për të zgjidhur prisni të paktën gjysmën e muajit shkurt. Në punë prisni të enjten për të kërkuar diçka më shumë. Mund të jetë koha për të kërkuar një rritje rroge ose të paktën disa para shtesë, ju e meritoni.
Peshorja
Në dashuri do të ishte më mirë të mos gërmoni të shkuarën sepse do të ishte e kotë. Në punë po vjen momenti për të bërë zgjedhje të rëndësishme por i kushtoni vëmendje marrëdhënieve me personat e shenjës së Gaforres dhe Dashit.
Akrepi
Mërkuri ju keqtrajton ndaj bëni shumë kujdes në dashuri, veçanërisht nëse keni të bëni me dikë të shenjës së Ujorit apo Luanit. Në punë do ishte më mirë të mos i jepni peshë provokimeve.
Shigjetari
Hëna ndriçon qiellin tuaj duke ju dhënë emocione të bukura. Në punë i jepni hapësirë kreativitetit dhe ndoshta është momenti i duhur për të marrë një vendim për të ardhmen.
Bricjapi
Dashuria është e mirë. Nëse ka ende diskutime të hapura, më mirë bëjeni nga data 17 shkurt, kur fati do të jetë me ju. Në punë po vijnë detyra të reja, përpiquni të vlerësoni gjithçka me qetësi, në funksion të së ardhmes!
Ujori
Ka diçka që nuk shkon në dashuri, përpiquni të ruani qetësinë deri ditën e mërkurë. Në punë duhet të luftoni kundër atyre që mendojnë keq dhe veprojnë keq ndaj jush.
Peshqit
Disa debate apo probleme dashurie mund të zgjidhen këtë të hënë. Në punë, tani mund të rikuperoni një rol që keni humbur vitin e kaluar, por përpiquni të organizoni gjithçka! Do të dini si të nxirrni më të mirën nga situatat që ju dalin përpara. Çdo gjë do të rregullohet.