“Kam thënë gënjeshtare, jo e shtirur”, Kiara diskuton me Oltën: Sa i zbukuron gjërat

“Kam thënë gënjeshtare, jo e shtirur”, Kiara diskuton me Oltën: Sa i zbukuron gjërat

Mëngjesi nisi me debat mes Kiarës dhe Oltës. Kjo e fundit, i tha Kiarës së ajo ka thënë që Deamishel është e shtirur.

Kiara tha se Olta po gënjen, pasi ajo ka thënë se është gënjeshtare dhe jo e shtirur dhe mes këtyre dy “etiketimeve” ka një diferencë të madhe.

Ajo shtoi se i ka thënë gënjeshtare për lojën që bëri me Jorin, duke inskenaur një puthje me Shpatin.

Olta i tha Kiarës t’i thotë gjërat drejtë dhe të mos gënjejë. Kjo e fundit madje u “kap” edhe me Dean, pasi i tha që ia hodhi të gjithën fajin Shpatit, për puthjen e tyre, situatë e cila nxiti debat të nxehtë në shtëpi.

Author: portali