Karma është shpërblyese nëse jeni të..!/ Horoskopi i Paolo Fox 16 mars 2023

Dashi

Ndjenja juaj e madhe e mëshirës do ta bëjë shumë të lehtë jetën e një personi të dashur tuajit. Nëse dikush është në vështirësi financiare, bëni diçka për të qetësuar shpirtin e tij, qoftë edhe një mesazh inkurajues. Kur njerëzit janë në vështirësi, kanë nevojë të ndihen të pranuar. Thjesht sikur të shprehni interes për mirëqenien e një mikut tuaj do të bëni diferencën mes shpresës dhe dëshpërimit.




Demi

Të punuarit për qëllime humanitare nuk do të jetë pa bereqet. Madje do t?ju sjellë diçka shumë të mirë. Nuk është çudi që ju jeni një magnet në romanca. Lëkura dhe sytë tuaj shkëlqejnë kur e bëni botën një vend më të mirë. Nëse jeni në një marrëdhënie, jinni mirënjohës për vëmendjen që po merrni, por qartësoni faktin e të qenit besnikë. Nuk jeni tip që tradhëtoni dashurinë tuaj për një hallakatje të rastit. Jeni vetëm? Kapeni mundësinë për të luajtur në fushën tuaj. Do të gjeni një partner pasionant, kreativ dhe intensive.

Binjakët

Besojini intuitës kur bëhet fjalë për vendimet që kanë të bëjnë me karrierën. Është me rëndësi për ju të punoni në një fushë ku mund të shprehni kreativitetin. Pavarësisht nëse punoni në një fabrikë, në shitje, apo i ofroni shërbime publikut, gjithmonë do të keni qasjen tuaj kreative në punë. Ju do të arrini majën e suksesit duke u bashkuar në një kompani që shpërblen risitë. Nëse gjetja e një punëdhënësi të tillë ka qenë e vështirë, mendoni për fillimin e biznesit tuaj. Nëse mendja dhe shpirti juaj punojnë në sinkron, mund të lëvizni malet.




Gaforrja

Një praktikë shpirtërore do t?ju rinovojë oreksin për jetën. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme se puna, paratë dhe statusi. Kushtojini pak caste çdo ditë lidhjes me vetveten dhe do të jetë transformuese. Çelësi është të devijoni vëmendjen nga streset e përditshme që ju mbjanë të tendosur në pjesën më të madhe të ditës.

Luani

Karma është shpërblyese nëse jeni të këndshëm, bujar dhe dikush me konsideratë. Mos u habisni kur një fat i papritur të mbërrijë. Këto para mund të vijnë në formën e një trashëgimie, banese ligjore, burse apo granti qeveritar. Në vend që të pyesni se nga ju erdhi ky fat, priteni me krahë hapur. Madje përdoreni për të ndihmuar dhe të tjerët. Ju mund të jepni një donacion të vogël për të pastrehët apo për kafshët, vetëm jepni diçka.

Virgjëresha

Besojini një shpresë të fshehtë ose një prej frikërave tuaja një miku të besuar. Nëse mbani të shtypura emocionet do të largoni energjitë dhe do të mërzisni shpirtin tuaj. Keni zhvilluar një plan prej kohësh. Sa më shpejt ta shprehni, aq më shpejt do të marë formë në botën fizike. Doni të lini punën apo të ndaheni nga partneri, është e rëndësishme të shprehni atë që keni në zemër. Gjërat e mira ndodhin kur i bëni të qarta qëllimet.




Peshorja

Gërshetimi i imagjinatës me një projekt pune do të jetë diçka e kënaqshme. Doni që kontributi juaj të jetë diçka larg të zakonshmes. Ju keni si dhuratë të flisni bukur, çka i bën publicitet pozitiv punës suaj. Gjithashtu bëni punë të bukura me duart tuaja. Çdo projekt që përfshin një lloj zejtarie të kualifikuar duhet të jetë në vëmendjen tuaj.

Akrepi

Dashuria është në ajër; merrni frymë fort dhe ndjejni plotësisht. Pak rëndësi ka nëse jeni single apo në një marrëdhënie. Dashuria mbërrin tek ju nëse e kërkoni. Të shpenzoni kohë me kafshën shtëpiake, të shkoni në kopsht zoologjik, apo të shijoni një mbledhje pasionante me miqtë, janë disa prej mundësive. Lëreni punën pak mënjanë për hir të gëzimit tuaj. Një ofertë pune është gjatë rrugës.

Shigjetari

Ndjenjat tuaja do të afirmohen nga dikush që e admironi. Kjo përbën një ndryshim në gjendjen tuaj. Nëse ndiheni të izoluar, e keni të vështirë të punoni, si pasojë edhe të lidheni me miqtë. Më tej, ju duket sikur në këtë botë s?ka vend për ju. Por kjo do të ndryshojë kur dikush do të mësojë dhimbjen tuaj dhe do t?ju ofrojë ngushëllim. Në këtë pikë, do të luftoni demonët tuaj. Perspektiva e kësaj sfide do të jetë emocionuese jo frikësuese.




Bricjapi

Duket sikur mundni të lexoni mendjen e një personi të dashur. Çlirojeni atë nga diçka e bezdisshme ose dërgojini një mesazh ngushëllues. Do të habiteni nga përgjigjia. Asgjë nuk duket më shumë problem se rasti kur njerëzit ndihen të pavlerësuar. Duke harxhuar pak kohë nga axhenda juaj për përkujdesje, do ta kthejë një ditë të vështirë në një ditë të bukur.

Ujori

Një ide e paparë për të bërë para do t?ju vijë gjatë kohës që do jeni duke bërë punë rutinë. Përpiquni ta bëni këtë ëndërr realitet sepse do të përmirësojë anën tuaj financiare. Edhe pse nuk jeni materialist, do t?u gëzoheni të mirave të kësaj pune. Do të keni mundësi t?i plotësoni edhe disa teka vetes. Asgjë më mirë nuk e ndërton vetëbesimin se sa të jeni të aftë t?i përgjigjeni vetes me dëshirat dhe kapriçot.




Peshqit

Frymëzimi i kreativitetit do t?ju godasë kur nuk e prisni. Punoni menjëherë mbi këtë koncept. Sa më shumë të prisni, aq më pak bindës do t?ju duket. Do të keni shansin të udhëtoni dhe t?i marketoni produktet tuaja në kultura të tjera. Keni instikte të mëdha rreth nevojave të publikut. Ndonjëherë njerëzit nuk dinë ç?duan, derisa t?u ofrohet diçka me cmim të përballueshëm dhe atraktive për syrin.

Author: admin