Keisi nuk heziton me përgjigjen: Luizi është lojtari më i fortë, më i dobëti është…

Keisi nuk heziton me përgjigjen: Luizi është lojtari më i
Nata e vajzave e organizuar mbrëmjen e djeshme në “BBV” ka nxjerrë në pah shumë mendime interesante të banorëve për njëri-tjetrin. Jo vetëm kaq!

Ata kanë treguar detaje edhe nga jeta e tyre personale apo në lidhje me lojën që po zhvillohet brenda. Keisi Medini është pyetur mbi banorin më të dobët dhe më të fortë brenda shtëpisë sipas saj.

Këngëtarja nuk ka hezituar të japë një përgjigje duke thënë emrin e Luizit si më të fortin dhe emrin e Armaldos si më të dobëtin.

Kjo përgjigje Maestros nuk i ka shkuar fare për qejfi. Ndërkohë Olta, ka shfrytëzuar momentin për ta vendosur në siklet Keisin, duke e pyetur pse nuk tha emrin e Kristit si banorin më të fortë.

Por, Keisi i ka bërë ballë shumë mirë provokimit të Oltës duke i thënë se pyetja që ajo po i bënte nuk ishte e shkruar, kështu që nuk ka pse i jep përgjigje.

Është komentuar gjithë këtë kohë se Keisi e ka larguar Kristin nga Olta dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak aktores.

Që prej hyrjes së këngëtares në shtëpi është vënë re një distancim akoma më i madh midis atyre që dikur ndanin shumë momente të ditës, Oltës dhe Kristit.

Edhe më herët Olta e ka vendosur me shpatulla pas murit çiftin e ri, duke i pyetur se pse nuk e kanë shkëmbyer akoma puthjen e parë në buzë. Tani as për këtë nuk ka përse shqetësohet Olta, pasi dyshja e dhanë puthjen e parë, mbrëmjen e djeshme.

Author: portali