Kel Demi flet për herë të parë për mbylljen e emisionit të famshën “Kutia e Fundit”, moderatori zbulon arsyen

Emisioni “Kutia e Fundit” ka qenë padyshim një nga emisionet më të përfolur dhe më të ndjekur shumë vite më parë në median shqiptare.

 

Të gjithë e kujtojnë formatin e famshëm, të përshtatur nga mediat italiane nën drejtimin e Enkel Demit dhe Edi Ogës, ku publiku mbetej në ankth nëse lojtarët do të fitonin para nga kutia e fundit, apo do të merrnin ofertën e bankës.

 

Sot, shumë vite pasi ai projekt është mbyllur, drejtuesi Enkel Demi ka treguar arsyen.

“Kur unë bëja ‘Kutia e fundit’, televizioni ku punoja vendosi ta mbyll dhe të vendos Ezelin. Unë dhe Edi Oga vendosëm të bëjmë ca prova për kinostudio, po ngelën vetëm në foto”, tha ndër të tjera Demi në Abc News.

 

 

 

Author: admin