
Gjon Muharremaj, i njohur nga të gjithë me emrin e artit Gjon’s Tears, do të jetë për të dytin vit radhazi përfaqësues i Zvicrës në festivalin europian që do të mbahet në maj të këtij viti.
Vitin e kaluar, Gjoni ishte për herë të parë në Eurosong përfaqësues i Zvicrës me këngën ‘Repondez-moi’, ndërsa këtë vit ai do të prezantojë këngën “Tout l’univers”.
Kënga është publikuar tashmë në faqen zyrtare të Eurovisionit, por edhe është shpërndarë në rrjet nga fansat e Gjonit. Po ashtu, është prezantuar edhe videoklipi, i cili dallon për stilin origjinal dhe ndjeshmërinë e lartë muzikore./shkoder.info