
Edhe ditën e sotme mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat e thella malore do kemi reshje dëbore.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi ndërprerje të reshjeve.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./Shqiperiaime.com.Al