Keni lindur per tu bere milioner/ Astrologu Jorgo Pulla jep parashikimin e fatit per keto shenja

Zbuloni ndjenjat e shenjave të zodiakut, sipas elementit që i përkasin. Si bashkohen me njëri tjetrin, me cilat kombinojnë, dhe me cilat jo.




Shenja të Zjarrit

(Dashi- Luani- Shigjetari)

Nëse dashnori i ëndërrave tuaja ka lindur në elementin e Zjarrit, përgatituni të cmëndeni nga një dashnor/dashnore të zjarrtë ku kurrë s’do të pranojë jo si përgjigje, dhe që është i njohur për padurimin e tij/saj. Shenjat e Zjarrit janë të zjarrta, pasionante, sulmuese, argumentuese, energjike, pozitive dhe optimiste. Janë argëtuese, ama munden gjithashtu të jenë shumë autoritare, kërkuese dhe shumë sulmuese kur janë në momente të këqia, dhe shpesh mendojnë se i dinë të gjitha përgjigjet, duke kundërshtuar vetëm dhe vetëm për t’ju provokuar.

Të treja shenjat e Zjarrit kanë aftësi të mëdha udhëheqjeje, vecanërisht Dashi dhe Luani. Shigjetari që udhëhiqet nga Jupiteri, planeti i fatit të mirë, shpesh është shumë i zënë duke udhëtuar në botë, duke shijuar një adventurë pas tjetrës për tu marrë me zgjitjen në majë. Jeta me një shenjë të Zjarrit nuk është pothuajse kurrë e mërzitshme, ama ndoshta vështirësoheni të mbani ritmet e tornadove të energjisë së tyre, ku disa herë duhet ta pësojnë që të qetësohen. Kur të ndiheni plotësisht të rraskapitur dhe dëshironi të relaksoheni, atëher është kur dashnori i shenjës së Zjarrit do të ketë planet më impresionuese ndërmend.

Për këtë arsyje do duhet të mësoni të funksiononi saktë. Në shumë pika, shenjat e Zjarrit janë në zemër si fëmijët, vecanërisht Dashi që nuk duket se do të rritet ndonjëherë. Shpesh janë si fëmijët e llastuarqë duan c’do gjë që shohin dhe nuk interesohen për mënyrën sesi do e fitojnë, ama sit ë rritur do duhet të kenë mësuar tashmë mjaftueshëm për jetën sa për të ditur se gjërat nuk janë gjithmonë kështu. Kanë një dëshrirë të vërtetë t’i bëjnë njerëzit të lumtur, ti bëjnë të buzëqeshin dhe të qeshin, tu bëjnë dhurata të vogla për tu treguar se interesohen. Janë persona me iniciativa, ata që nuk do të qetësohen derisa të arrijnë synimin e tyre.

Ama për një dashnor në shenjën e Zjarrit, emocioni ndodhet shpesh në gjueti, dhe mërziten lehtë nëse nuk ka provokim. Pavarësisht se adhurojnë të jenë të dashuruar (vecanërisht Dashi dhe Luani), munden gjithashtu të jenë dashnorë të paimagjinueshëm nëse do duan të ruajnë pavarësinë e tyre. Ama, jeta me një dashnor të Zjarrit, do të jetë dicka që kurrë nuk do ta harroni qoftë dhe nëse zgjat një javë, një muaj apo një jetë të tërë.

Shenjat e Tokës

(Demi- Virgjëresha- Bricjapi)

Me një dashnor të lindur në elementin e Tokës, do të zbuloni shpejtë se takuat dikë që shkel fortë në tokë, dhe me siguri nuk do të durojë asnjë budallallikun tuaj. Shenjat e Tokës janë të durueshme, të sjellshme, të drejta, konvecionale, dhe munden të na ofrojnë siguri, ekonomike dhe shpirtërore. Ama Demët munden të jenë tmerrësisht kokëfortë, mënyrat analizuese dhe mbizotëruese të Virgjëreshave mund t’ju bëjnë disa herë të bërtisni dhe mendimi pessimist që kanë në jetë Bricjapët, do t’ju bëjë të doni ti shkundni.

Nëse keni takuar një dashnor “toke”, lidhja do të vonojë të hecë dhe është e kotë të përpiqeni të nxitoni situatën sepse do ta shkatërronit lidhjen. Durim është emri i lojës (nëse jeni atëher shenjë e Zjarrit më mirë do ishte të merrni një mësim të mirë), pasi shenjat e Tokës preferojnë të jenë shumë, shumë të sigurta sesa të rrezikojnë për tu bërë pishman më pas. Kjo s’do të thotë se shenjat e Tokës nuk dashurohen plotësisht, por mundeni të hamendësoni se shumë nga to do të kontrollojnë të kaluarën dhe tashmen tuaj për të parë nëse vërtet jeni partner I përshtatshëm.

Ekziston gjithashtu një diferencë e mashe midis të tre shenjave të Tokës, Demi është patjetër më i ndjeshmi, pasi Virgjëreshat dhe Bricjapët janë me të mbyllur dhye më pak shprehës. Ama Virgjëreshat me pak Zjarr në horoskopin e tyre, munden të bëhen shumë dashnorë shpërthyes. Tërësisht shenjat e Tokët janë si elementi që kanë lindur, janë të qëndrueshëm, stabil dhe gjithmonë aty, kur ju keni nevojë. Por ama mundet të ndodhin tërmete, kështu mund të ekzistojnë dhe skena shpërthyese me dashnorët e Tokës, vecanërisht nëse ndjejnë se do ti zhgënjeni në c’farëdo lloj mënyre. Dhe nuk është vetëm Demi që është kokëfortë dhe refuzon të lëvizë duke bërë gjëra të ndryshme.

Njerëzit që kanë lindur në këtë element kanë tendencën të punojnë absolutisht shumë. Demi tenton disa herë të kalojë në rradhë të dytë akoma dhe nëse e ka mundësinë të jetë kryetar. Virgjëresha është e njohur si “shenja e shërbimit” edhe Virgjëreshët janë gjithmonë shumë kritik përsa I përket përpjekjet e tyre, si dhe përpjekjet e personave të tjerë. Bricjapi është quajtur si “punëtorët” e shenjave të zodiakut, i vendosur të ofrojë sa më shumë siguri të mundshme e mundur për personat që i/e intereson direkt.

Shenjat e Ajrit

(Binjakët- Peshorja- Ujori)

Disa herë me njëdashnor të lindru në elementin e Ajrit mund të mos dini ku ndodheni, ama kjo me siguri mund t’jua bëjë jetën më interesante. Kjo do të thotë se nuk mundeni të merrni asgjë si të mirëqënë për ktë mos prisni ky dashnor të jetë pranë jush në c’do dremitje dhe thirrjen tuaj nga mengjesi deri në darkë. Shenjat e Ajrit janë shpesh të zgjuara, të gjallëruara, folëse, imagjinuese dhe artistike. Dashnori Binjak do të flirtojë shumë dhe është e vështirë të kufizohet nga njëri moment në tjetrin.

Ndjenja e supozuar e balancës së Peshores mundet në ndonjë farë mënyre të shpëtojë nga rrota e saj falë pavendosshmërisë së famshme të saj dhe me Ujorin këni takuar shenjën më të paparashikuar të të gjithave, pasi nuk është e lehtë për Ujorët të tregojnë dashurinë që mund të ndjejnë përbrenda. Me një dashnor “ajri” me siguri ekziston për stimulim mendor pasi dhe fizik. Kush ka lindur në elementin e Ajrit ka tendenca tu japë perparësi aftësive mendore të partnerit të tij, në kundërshtimme shenjat e Zjarrit, Tokës dhe Ujit. Shenjat e Ajrit mendohen shumë, vlerësojnë mendimet dhe Ujorët vecanërisht janë ide shumë të përparuara nga koha e tyre. Shenjat e Ajrit janë me siguri “persona që kanë nevojë për njerëz” që shijojnë të ndodhen me shoqëri të mirë, të krijojnë shokë të rinj, të kenë një jetë sociale të angazhuar dhe sigurisht të përcjellin ide dhe mendime të reja, vecanërisht Binjakët që do të presin të jeni të aftë të flisni me ta mijra tema të ndryshme në c’do moment. Disa herë mund të duket se shenjat e Ajrit vështirësohen të jepen plotësisht një personi, vetëm se në rastin e Peshores (shenja e shtatë e zodiakur ka lidhje me partneritetin) nuk ndodh.

Nëse keni zgjedhur një dashnor që është në elementin e Ajrit mundet disa herë të ndjeni se nuk po merrni gjithcka c’farë dëshironit prapsht, se ekziston disa herë një aftimitet I ftohtë dhe I distancuar në dashuri. Me patjetër shenjat e Ajrit vështirësohen të shprehin ndjenjat e tyre. Munden të bisedojnë për to por nuk vjen momenti I kontaktit janë pothuajse të turpshëm dhe nuk lirohen fizikisht. Nuk ndodh patjetër gjithmonë, dhe nëse këto shenja nuk ju mbysin në pasion nuk do të thotë se nuk interesohen për ju. Eshtë sepse I shikojnë gjërat me një mënyrë ndryshe. Nëse bëni pjesë dhe ju në shenjat e Ajrit do e kuptoni më mirë. Nëse jo, mos u zhgënjeni, cila do përpjekje bëni më këto shenja, ia vlen mundi.




Shenjat e Ujit

(Gaforrja- Akrepi- Peshqit)

Një dashnor që është I lindur në shenjën e Ujit do t’ju sigurojë se nuk do t’ju mungojë romanca në jetën tuaj. Shenjat e Ujit janë të ngrohta, ndjeshme, sensitive, sentimentale, simpatike, dhimbshme, me shumë imagjinatë dhe në rastin e Akrepit shumë, shumë seksi. Të gjithë I njohim Gaforret që me qëndrimet e tyre na cmendin dhe Peshqit të cilëve mungesa e praktikës shpesh do të thotë se paguajmë gjithmonë llogarinë. Shenjat ujore nuk janë gjithmonë praktike, ama ekzistojnë shumë Gaforre dhe Akrepa që janë sipërmarrës të shkëlqyer.

Një dashnor I lindur në elementin e Ujit do t’ju ngrejë në maja të ndjeshmërisë shpirtërore, vecanërisht nëse jeni tip I ndjeshëm. Por për shkak se këto shenja janë shumë të ndjeshme, ekzistojnë caste ku lumturia e tyre shndërrohet në mërzitje dhe atëher është ku flladi negative duket se rëndon personalitetin e tyre dhe nuk mundeni të thoni apo të bëni asgjë për ti nxjerrë jashtë saj. Disa herë është e vështirë për njerëzit që kanë lindur në atë element të ruajnë fuqinë e tyre të brendshme dhe kanë nevojë për një stimulim për më lart, më shumë se shenjat e tjera. Por mendoni elementin e tyre të ujit, që ndodhet gjithnjë në lëvizje.

Ashtu si baticat, shenjat e Ujit kanë dallgëzimet e tyre, kështu nëse dëshironi një dashnor plotësisht të qëndrueshëm dhe besnik, ku humorin I tij nuk duket sikur do të ndryshojë nga momenti në moment, më mirë të zgjidhni një nga elementet e tjera. Ama, nëse keni ndërtuar kështjellat tuaja te vogla në rërë, dhe pyesni veten nëse dikur do të takoni dikë që do të besonte në dashuri sa ju, më e mira do ishte të gjeni një Gaforre, Akrep apo Peshk. Pa dyshim ndjejnë të njëjtën me ju, dhe mund të kishin shumë zhgënjime para se jut ë shfaqeshit. Pasi shenjat e Ujit nuk janë shumë guximtare si janë spesh shenjat e Zjarrit, kur dashurohen, ama dashurohen thellë dhe serjozisht.

Duan lumturinë e përjetshme, dikë që do tu përmbushë ëndërrat e tyre dhe most i zhgënjejë kurrë. Dhe me siguri, nëse jeni të lindur Akrep, gjithashtu jeni pafundësisht xhelozë, aq sa për të kaluarën tuaj, aq edhe për të tashmen tuaj. Mundet të mos jetë gjithnjë e lehtë të kombinoni personalitetin tuaj me një shenjë të Ujit, vecanërisht nëse jeni shenjë e Zjarrit, por ia vlen ta provoni, sepse rezultatet mund të jenë më shumë favorizuese sesa imagjinoni. Sigurohuni se nuk po shkatërroni imagjinatat tuaja. Nëse kërkoni një lidhje të përkohshme, këto shenja nuk janë për ju. Akoma dhe ky symbol seksual I zodiakut, Akrepi, në thellësi dëshiron më shumë nga një dashuri të përkohshme.

Author: admin