Kërkoi falje për batutën rreth fëmijëve jetimë, Ronela Hajati ka një mesazh për Dea Mishel
Me siguri ju kujtohet videoja e Dea Mishel në verën e vitit të kaluar që bëri namin në rrjet. Duke dashur të bënte humor, ajo tejkaloi kufijtë e shakasë duke thënë:
“Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.” Kjo asokohe u prit shumë keq nga publiku dhe solli shumë kritika.
Duke shfrytëzuar vëmendjen e “Big Brother VIP” dje, Dea i mblodhi të gjithë banorët rreth vetes e mes lotësh foli mbi arsyen përse e bëri batutën dhe si u prit në publik. Dea tha se kërkimi i faljes për këtë episod ka qenë një nga arsyet edhe pse ka hyrë në “BBVIP” dhe ia ka arritur tani.
Kërkimi i faljes nga ana e saj ka shkaktuar reagime të ndryshme. Por, këngëtarja e njohur, Ronela Hajati o ka dalë në mbështetje në mediat sociale duke shkruar se e ka shumë xhan Dean, e se jo të gjithë ia njohin zemrën.
“Të kam shumë xhan, jo çdo kush ta njeh zemrën e të gjykojnë më shpejt nga fjala. Ama ka pafund që kanë zemër të zezë e gojë të ëmbël. Kjo s’je ti”-shkruan Ronela.