Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka rrëfyer se kompania ku punonte, nuk i dha leje për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi. Teksa ishte duke biseduar me një nga konkurentët e shtëpisë, këngëtari tha se KESH, aty ku ishte i punësuar, nuk i dha leje me arsyen se do u prishej imazhi nga Luizi. Ky i fundit, tregoi qetësisht se e gjitha ndodhi vetëm 2 ditë para se të futej në Big Brother VIP. Kur iu komunikua ky vendim, Luizi tha se dha dorëheqjen.
‘Firmosa kontratën me Topin, dy ditë para se me hy brenda, më marrin në telefon dhe më thonë nuk ta japim dot lejen. I thashë po si ma thoni 2 ditë para, më thonë jo kshu jo ashtu. Arsyeja ishte se kishin hall mos u prishja imazhin. Dhashë dorëheqjen. Më thanë mund të bësh ndonjë budallëk, mund të bëhesh problem dhe kur të rikthehesha në punë, do thonin u ky që ka bërë këtë e që punon në KESH. I thashë okej.’- tha Luiz Ejlli.