Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka refuzuar certifikatën ‘Green pass’, e cila detyron qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të udhëtojnë në shumë vende të Europës.
Daily Fact raporton se një raport i miratuar në fund të janarit me një shumicë të madhe akuzonte përdorimin e certifikatave jeshile për të “ndëshkuar të pavaksinuarit”. Prandaj, shteteve u kërkohet të “informojnë qytetarët se askush nuk duhet të vaksinohet nëse nuk dëshiron” dhe “të sigurojnë që askush nuk do të diskriminohet nëse nuk vaksinohet”.
Në thelb, sipas raportit, koncepti i lejes së gjelbër është “në kundërshtim me shkencën”, në mungesë të të dhënave për efektivitetin e vaksinave në uljen e ngjitjes dhe për kohëzgjatjen e imunitetit të fituar. Vota, e cila nuk është e detyrueshme, hedh poshtë dekretet e qeverisë Draghi, të cilat “diskriminojnë” ata që nuk janë të vaksinuar me ndalime që synojnë “parandalimin e SarsCov2”.
Sipas dosjes së dorëzuar në Senat me ‘Green pass’ nga avokatja Renate Holzeisen, cenohet edhe njohja reciproke ndërmjet vendeve të BE-së të certifikatave të vaksinimit, e cila sipas legjislacionit të BE-së është subjekt i provave shkencore për ndërprerjen e zinxhirëve të transmetimit. Ndërsa vaksinat e miratuara nga EMA kanë rezultuar efektive në parandalimin e formave serioze të Covid-it, por nuk parandalojnë përhapjen e virusit./Shqiperiaime.com.al