Këto janë shenjat e horoskopit që mund t’i dashurosh lehtësisht. Ato transmetojnë energji pozitive

1. Peshorja
Peshoret i duan ambientet argëtuese dhe bëjnë gjithçka për ta bërë argëtues ambientin ku ndodhen. Janëpersona të sjellshëm dhe besnikë, pëlqejnë të rrethohen nga miqtë e tyre dhe ndihen mirë kur ndodhen nëqendër të vëmendjes, sidomos kur dallohen për kulturën e tyre. Janë në gjendje të krijojnë shoqëri me persona që kanë stil ndryshe, duke parë vlera tek kushdo prej tyre. U pëlqen t’i trajtojnë njerëzit me respekt dhe kjo mënyrë e të parit të jetës, i bën të fitojnë shumë adhurues.




2. Shigjetari
Shigjetarët janë më të interesuar për t’i zgjidhur problemet, se sa për të debatuar për to. Janë në gjendje tëshohin anën pozitive të gjithçkaje dhe dinë të komunikojnë në mënyrë efikase. Shigjetarët tentojnë ta jetojnë jetën me optimizëm, gjë që i bën të fitojnë më tepër miq. Janë personat më argëtues të festave, ata që kërcejnë dhe flasin më shumë. Nuk mbajnë sekrete dhe mënyra se si e kalojnë ditën, tërheq më tepër vëmendjen e të tjerëve.




3. Peshqit
Duke besuar se janë më të mirët dhe më të sjellshmit, Peshqit ndihen mirë kur i zhgënjejnë të tjerët. Tëdashur, ëndërrimtarë dhe përherë të gatshëm t’i ndihmojnë të tjerët, ata janë miqtë që të gjithë do të donin t’i kishin pranë. Nuk mbajnë mëri, nuk luftojnë në mënyrë të kotë dhe mundohen të bien dakord me tëgjithë për të mos nxitur konflikte. Pikërisht për këto cilësi, Peshqit janë lehtësisht të dashur nga të gjithë, të cilët madje edhe i adhurojnë si persona.

Author: admin