Këto janë tre shenjat më me fat për muajin maj

Maji është një frymë larg dhe mesa duket disa nga shenjat e horoskopit do ta kenë fatin në anënën e tyre. Shihni nëse jeni njëri prej tyre.

 

Dashi

 

Nëse jeni vetëm, do të keni mundësinë për njohje të reja. Keni një optimizëm dhe humor për flirtim. Muaji fillon me hyrjen e Afërditës në shenjën tuaj të zodiakut ku do të qëndrojë deri më 28 maj dhe kjo do të thotë se keni më shumë besim. Nëse jeni në humor për një fillim të ri, është mirë të veproni pas datës 4 që Mërkuri të mos jetë në retrogradë.

 

Luani

 

Do të keni dëshirë për më shumë udhëtime dhe aventura. Ju dëshironi të ndryshoni performancat, të takoni njerëz dhe të hapni horizonte të reja. Keni një dëshirë të fortë për pavarësi dhe liri. Ndoshta ndërroni shtëpinë apo edhe punën. Çdo gjë është e mundur. Edhe ju do keni disa probleme komunikimi, ndaj tregohuni vigjilent.

 

Shigjetari

 

Për disa Shigjetarë, dashuria e madhe në jetën e tyre mund të vijë me Zeusin tek Dashi. Nëse jeni një grua Shigjetar, do të keni një shtatzëni që e keni pritur dhe do t’ju emocionojë. Nëse keni marrë një propozim sa i përket punës, është më mirë që ta pranoni por pas datës 4 Qershor.

Author: portali