“Këto lojëra që bën me migrenën”/ Luizi që kam njohur nuk është kështu
Pas debatit me Oltën, Luizi ka folur me Kiarën dhe duket se janë sqaruar lidhur me situatën e djeshme.
Kiara u shpreh se situata që ai krijoi ishte e shëmtuar, dhe Olta përfitoi nga kjo për të marrë “tituj” për përkujdesjen ndaj tij.
Ajo tha se e di që ai i bën pa të keq dhe situatën dje e mori me sportivitet, por gjërat shihen ndryshe jashtë.
Kiara: Ajo merr merita tani që është përkujdesur, e ka bërë sfidën dhe del shumë e mirë, kur ne këtu e dim për ça i bën gjërat Olta.
Luizi: Pse i jep zë?
Kiara: Nuk i dhashë zë unë. Të gjitha komentet, nisur dhe nga nëna jote ishin për këtë situatë.
Kujtojmë se banorët patën mundësinë të shikonin disa prej mesazheve të fansave të tyre nëpërmjet platformës Big Love. Mesazhet për dyshen Luiz-Olta ishin të shumta, madje dhe nga nëna e Luizit e cila përshëndeti djalin e saj si dhe komplimentoi lojën e dyshes në sfidën “siameze”.