Këto tatuazhe preferohet t’i bëni sipas shenjës të horoskopit

Bërja e një tatuazhi është një vendim i vështirë, pasi të gjithë duan diçka që t’i përfaqësojë, të ketë një kuptim të veçantë dhe, mbi të gjitha, të mos pendohen pas disa kohësh.

Për ata që pëlqejnë të udhëhiqen nga yjet, po ju frymëzojmë me disa tatuazhe për çdo shenjë të horoskopit, që i përshtaten personalitetit tuaj sipas karakteristikave të përcaktuara nga astrologjia.

Dashi
Për t’u përputhur me energjinë tuaj të guximshme dhe të jashtëzakonshme, konsideroni shigjetat. Ato kanë një trajektore dhe një drejtim të fortë, ashtu si ju. Ju keni një forcë konkurruese, gjë që e bën bletën një simbol të përshtatshëm për t’u gdhendur në lëkurën tuaj.

Demi
Ju e doni jetën e mirë dhe nuk ndiheni keq kur llastoheni me gjëra të mira, si pushimet (sepse i meritoni ato). Palma përfaqëson ndjenjën e shpërblimit dhe kënaqësisë. Ju jeni sentimentale dhe romantike, dhe qafa është një vend i rëndësishëm në trupin tuaj, kështu që ju përshtatet një tatuazh në qafë që ju fal ~ ndjesi ~ (si një zemër ose një pseudonim i preferuar).

Binjakët
Ju jeni gati për të fluturuar në çdo moment dhe kjo ju bën një krijesë me krahë, në njëfarë mënyre. Zogjtë, krahët dhe pendët përfaqësojnë butësinë tuaj shpirtërore. Për shkak të dualitetit tuaj, ju gjithashtu mund t’i shihni gjërat nga shumë këndvështrime, kështu që mund t’ju pëlqejë gjithashtu një tatuazh që ka dy dizajne në një, apo edhe një tatuazh i bardhë.

Gaforrja
Ju jeni një person shtëpiak, ndjenja e familjes dhe traditës së saj nuk do t’ju lëkundet kurrë. E doni paqen që ju jep një botë e qëndrueshme. Provoni një spirancë, rrahje zemre, zemër ose emër. Selena Gomez, një Gaforre, ka me numra romakë 1976 (vitin e lindjes së nënës së saj) tatuazh në qafë.

Luani

Ju jeni një njeri që e do qendrën e vëmendjes. Natyra juaj udhëheqëse shkon në mënyrë perfekte me një kurorë ose një luan – në fund të fundit, kjo është kafsha juaj. Mbretëresha e tatuazheve Cara Delevingne ka një luan tatuazh në gishtin e saj tregues.

Virgjëresha
Duke qenë gjithmonë e menduar, do të donit një tatuazh të orientuar drejt detajeve, ashtu siç jeni edhe vetë – Një tatuazh gjeometrik me shumë linja të ndërlikuara? Meqenëse mendja juaj është gjithmonë në punë një shprehje e zgjedhur me kujdes, me kuptim të bukur do të ishte perfekte për ju.

Peshorja
Ju nuk mund të duroni që të jeni pa mikun tuaj më të mirë – qoftë ky shoku juaj më i mirë, shpirti binjak, partneri juaj, ose dikush tjetër i dashur për ju. Prandaj tatuazhet matchy-matchy janë perfektë për ju.

Akrepi
Ju jeni të udhëhequr nga pasioni – për ju s’ka kuptim kur nuk ka ndjenjë. Një tatuazh trëndafili është emblematik i dëshirave tuaja të shumta. Po ashtu edhe një tatuazh me tendencë drejt ngjyrave të errëta, intensive funksionon për ju. Vendi perfekt për një tatuazh për ju do të ishte rreth kofshës ose ijes.

Shigjetari
Ju pëlqen të endeni gjithë kohën, kështu që një tatuazh që tregon për fiksimin tuaj të udhëtimit do të ishte perfekt. Mendoni për të gjitha hartat e botës dhe koordinatat gjeografike që mund të stampohen në trupin tuaj.

Bricjapi
Jeni të vendosur, punëtorë dhe të përkushtuar për të arritur qëllimet. Duke qenë se jeni gjithmonë të palëkundur, të vendosur dhe duke bërë gjërat tuaja, një pemë e gjatë, me rrënjë të forta, do të ishte një tatuazh i përshtatshëm për ju. Gjithashtu edhe shprehjet motivuese do të ishin perfekte.

Ujori
Jeni njerëzor dhe dëshironi ta bëni botën një vend më të mirë. Një tatuazh i përshtatshëm për ju do të ishte mandala, një simbol i universit ose një model që përshkruan egërsinë e madhe në botë.

Peshqit
Meqenëse jeni një shenjë uji, ju jeni pak të vështirë të kapeni. Jeni të butë dhe doni të ëndërroni – mund të jeni pak romantikë. Kështu që, tatuazhet që ju përshtaten janë njëbrirëshat, fluturat dhe modelet e çuditshme.

Author: admin