
Kinemaja e rindërtuar në Laprakë, tashmë do të mbajë emrin e Maks Velos, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Mesditën e sotme vetë kryeministri Rama me anë të një postimi të bërë në faqen zyrtare në FaceBook, u shpreh se “emrin e Maksit do ta mbajë tashmë kinemaja e rindërtuar në Laprakë, e cila si për ironi të fatit lindi me emrin “Ylli i Kuq” dhe rilindi me emrin e Maks Velos, si një shembëlltyrë e vetë botës së tij, ku errësira mbushej me figura e tinguj ngjyrash, ndërsa drita me jehonë hapash të vetmuar”, shkruan Rama.