Kini kujdes prej tyre! Këto janë 3 shenjat më “dinake” të horoskopit

Dashi

Një nga shenjat më dinake të zodiakut është padyshim Dashi, që mendojnë se mashtrimi i të tjerëve është mënyra më e mirë për të marrë atë që dëshirojnë.

Të lindurit e shenjës së zodiakut të Dashi janë njerëz mbizotërues, agresivë, dominues, dinakë dhe manipulues.

Ata nuk pranojnë pengesa në rrugën e tyre dhe marrin masa ekstreme për të marrë atë që dëshirojnë.

Ata që kanë lindur në këtë shenjë dëshirojnë suksesin personal dhe respektin nga të tjerët, por absolutisht nuk janë të gatshëm ta respektojnë tjetrin.

Sigurisht që të gjithë gënjejmë ndonjëherë, ndryshojmë realitetin, por Dashi ka tendencë të ecë në atë rrugë më shumë se të tjerët.

Binjakët

Binjakët janë ndër shenjat më dinake të zodiakut. Ata përfaqësohen nga një shenjë e dyfishtë dhe dyfytyrësia është pjesë e qëndrimit të tyre.

Nëse nga njëra anë ato shfaqen plot cilësi të mira, nga ana tjetër ato zëvendësohen nga diçka më e errët.

Të lindurit e shenjës së zodiakut të Binjakëve janë gënjeshtarë, manipulues, oportunistë, të cilët përdorin njerëzit për të marrë diçka që u nevojitet.

Asnjëherë nuk duhet të besoni atë që na thotë një person i lindur në këtë shenjë.

Në fillim ata duken si njerëz të këndshëm, miqësorë dhe më pas na injorojnë nëse nuk u shërbejmë atyre. Të qenit gënjeshtarë është një mundësi nga e cila nuk heqin dorë.

Akrepi

Të lindurit e shenjës së zodiakut të Akrepit janë ndoshta ndër më dinakët. Ata e urrejnë të mos kenë kontroll mbi asgjë, qofshin ato emocionet, situatat, njerëzit.

Mund të përshkohen me të vërtetë nga një negativitet i tillë që t’i bëjë ata të urrejnë me të gjitha forcat e tyre.

Për të arritur qëllimet e tyre, Akrepët gërshetojnë një rrjet kompleks gënjeshtrash të orkestruara në mënyrë të përkryer për t’u dukur reale.

Nëse zbulohen, ata menjëherë vihen në mbrojtje dhe edhe nëse në sipërfaqe do të duken të dashur në zemrat e tyre, ata do t’ju urrejnë dhe do të mendojnë se si të hakmerren.

Ata i manipulojnë njerëzit ashtu siç dëshirojnë.

/S. H /NOA.al

Author: Portali